Deputetëve shqiptarë nuk i ka munguar kurrë sensi humorit, edhe pas një dite të lodhshme si ajo e sotmja, në të cilën parlamenti miratoi disa ligje të rëndësishme dhe vendosi mbi Avokatin e Popullit.
Në përfundim të seancës së sotme parlamentare nuk kanë munguar edhe batuat për Bumcin, të cilit i vodhën makinën mesditën e djeshme.
Në dalje nga Kuvendi, deputeti Taulant Balla, pasi pa Ministrin Bumci që po drejtohej për në shtëpi në këmbë, ndaloi dhe me shumë mirësjellje u ofrua ta shoqëronte duke i thënë ironikishtë: “ Hajde Aldo hip, se qeveri e poshtër nuk i kap hajdutët”.
Ndërkohë që në kafen e Kuvendit nuk kanë munguar batutat edhe nga Olldashi.
“Meqë i kishin vjedhur makinën Aldo shkoi sot në Ministri me taksi. Gjatë gjithë rrugës Bumci nuk shkëmbeu asnjë fjalë me taksistin. Kur po zbriste taksisti i thotë Aldos: o cuno, o zoti Ministër, mirë që nuk paske qenë brenda se do të kishin vjedh edhe ty megjith makinë” tha Olldashi.
/Shqiptarja.com