Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë rënë dakord se pas disa vendimesh të Gjykatës Kushtetuese është domosdoshmëri ndryshimi i ligjit për funksionimin komisioneve hetimore parlamentare. Por dy forcat kryesore propozojnë rrugë të ndryshme.
Sipas kryetarit të grupit parlamementar socialist, Taulant Balla, PS ka propozuar ngritjen e një komisioni të posaçëm me këtë qëllim, ndërkohë që deputetja demokrate Jorida Tabaku thotë se kjo është e panevojshme pasi një ligj i ri është propozuar prej saj me të gjitha ndryshimet.
“Në dhjetor të 2022, Kushtetuesja i dha të drejtë mazhorancës për një kërkesë tjetër të një komisioni hetimor. Kërkesat e opozitës janë të pakufijshme në të drejtën e tyre për t’i propozuar por kjo s’do të thotë që s’kemi të drejtë t’i shqyrtojmë. Kuvendi të adresojë në mënyrë urgjente dhe të menjëhershme të gjitha vendimet e Kushtetueses në 20 vitet e fundit të cilat nuk janë në ligjin për organizimin e Komisioneve Hetimore. Bëhet fjalë për një ligj të miratuar në 2002 ndaj të cilit ka një sërë vendimesh të gjykatës Kushtetuese që duhen marrë në konsideratë. Edhe Rregullorja e Kuvendit ka nevojë për ndryshime. Ligji flet për shqyrtim nga ana e Byrosë së Kuvendit që ka qenë paraardhësja e Konferencës së Kryetarëve. Në mënyrë urgjente do të kemi mundësinë të ndryshojmë ligjin për komisionet hetimore. Propozimi im ka qenë të kemi një komision për adresimin e ndryshimeve dhe të ecim me një detyrim që Kuvendi duhet të respektojë vendimet e gjykatës kushtetuese”, tha Balla.
Një tjetër çështje e cila është diskutuar sot në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit është edhe ajo e pastërtisë së figurave. Taulant Balla akuzoi PD-në se nuk ka angazhimin e duhur që ndalimet ligjore për që ish spiunët të jenë në politike të miratohen sa më shpejt, duke qenë se duan 84 vota. Por deputetja Tabaku e konsideroi këtë si një ‘hall të PS-së për një individ të vetëm’, duke nënkuptuar Ilir Metën.
Sa i përket zgjedhjes së avokatit të Popullit, Balla u shpreh se opozita e pati mundësinë që bëjë propozime por nuk e shfrytëzoi. Për këtë arsye e cilësoi proces të hapur dhe ftoi të interesuarit që të bëhen pjesë.
“Sapo të fillojë sesioni, do të ketë një komunikim nga ana e Komisionit të Ligjeve përsa i përket këtij procesi. Mendoj që duhet të jetë proces i hapur dhe sa më shpejt të jetë e mundur do t’i japim Shqipërisë një avokat populli, jo i PD. Opozita e pati të gjithë hapësirën dhe kohën e nevojshme, 8 muaj për t’i dhënë vendit avokat populli dhe nuk e shfrytëzoi. Ne do t’i japim mundësinë kujtdo që të shprehë interesin e tij. Do jetë proces i hapur”, tha Balla.
Po ashtu theksoi se asnjë shkresë e firmosur nga Sali Berisha nuk do të merret parasysh.
“Ajo kërkesë, ajo letër nuk merret parasysh, pra në aspektin formal kërkesa nuk mund të shqyrtohet sa kohë gjendet nënshkrimi i këtij personi të shpallur non grata nga SHBA. Në këto 2 vite më është dashur të refuzoj një personalitet si Simon Miraka se ishte me firmën e non gratës, edhe kërkesa të tjera duhen refuzuar me patjetër. Unë po flas për shkresë, për kërkesë, jo për bakllava. E vërteta është që zotërisë në fjalë, çdo lloj kërkese i është refuzuar në aspektin formal”, tha Balla.
Ndryshimet ligjore që ndalojnë ish spiunët të jenë në politikë u diskutua në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Tabaku tha se propozuan paketë për pastërtinë e figurave ndërsa PS ka hall me një individ të veçantë duke iu referuar Ilir Metës.
“Dua t’ju informoj se u diskutua edhe ligji për pastërtinë e figurave. PD ka propozuar një paketë ligjore për pastërtinë e figurave. Ne nuk merremi me individë të veçantë. Unë nuk di që PD drejton komisionin e ligjeve apo Kuvendin e Shqipërisë. Se çfarë halli ka Balla me një individ të veçantë të bëjë çfarë të dojë. Kjo është çështje parimesh”, tha Tabaku.
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në një deklaratë për gazetarët nga kryesia e Kuvendit tha se ka kërkuar që seanca plenare që zgjasin në Kuvend të evitohen dhe mos të kthehen në noteri për qeverinë.
‘Parlamenti duhet të ketë një rregullsi nuk mund të kthehet në noter të qeverisë. Kërkova që të evitohen seancat që zgjasin. Duhet të jetë në funksion të punë së deputeteve dhe jo në funksion të punës së qeverisë. Ne nuk mundet që të diskutojmë ato që ka prioritet qeveria, por ato që kanë parlamenti dhe qeveritarët. Vijnë aktet normative, vijnë ligje që u kërkohet komisioneve të diskutohen brenda 48 orëve. Rasti më i fundit ishte i portit të Durrësit që nuk patëm koha ta diskutonim. Hodhi poshtë kërkesën time për ngritjen e një komisionin hetimor për fluturimet me Charter të Ramës. Besoj të gjithë jeni njohur me një vendim të GJK-së duke pasur si synim kontrollin mbi zbatimin e ligjit për investitorët strategjikë.’- u shpreh Tabaku.
Për kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, po vonon miratimi i ndryshimeve ligjore që ndalojnë ish spiunët të jenë në politikë për shkak se Partia Demokratike nuk po tregon gatishmërinë që i takon.
“14 maji po afron dhe do të ishte e papranueshme që në listët e kandidatëve të ishte edhe bashkëpunëtori i.M apo me iniciale të tjera, apo në 2025-n anëtar i Kuvendit të Shqipërisë. Ne këtë gjë duhet ta pengojmë sa më shpejt. Janë ndërhyrje ligjore që kërkojnë 3/5. Dhe më bën përshtypje se këtë gjë e pengon Partia Demokratike. Ose nuk ka shfaqur gatishmërinë e duhur për të kontribuar për miratimin e këtij ligji”, tha Balla.
Zonja Tabaku! Me shum spiun ka Partia juaj PD + Partia e non grates.
PërgjigjuTaulant Daçiçi shqipfolës në akcion, Kujdes tradhtarët!
Përgjigju