Balla e Vasili: Do kemi vetëm 1 draft
PD:S'negociojmë për testin e drogës

Balla e Vasili: Do kemi vetëm 1 draft<br />PD:S'negociojmë për testin e drogës
TIRANË-  Mazhoranaca është optimiste se nga Komisioni i posaçëm për dekriminalizimin palët politike do të dalin më një produkt të përbashkët. Deputeti socialist Taulant Balla është shrehur se konsensusi eshte i rendësishëm dhe se mazhoranca ka një mendim të ufikuar sa i takon këtij procesi .

“Ne duam që në këtë sesion Parlamentar, të miratonim një paketë për të legjitimuar çdo të zgjedhur publik për verifikimin e penalitetit për këdo. Propozimet e opozitës duhen parë. Ka çështja që na bashkojnë, por ka edhe çështje që nuk prekin thelbin. Përmes komisionit dhe mekanizma të tjera parlamentare të kemi një projektligj të përbashkët. Hapi i par ai i ndryshimeve kushtetuese, duhen bërë ndryshime që të krijohet ligji. Në këtë fazë nuk besoj se kemi shumë dallime. Ato janë thjesht në teknikën legjislative. Më pas vjen faza e dy pr/ligjeve të propozuara.. Besoj se do të kemi një tekst të përbashkët që do të mundësojë miratimin në Parlament”, - tha Balla.

“Të gjitha nismat që lidhen me procesin do të jetë në shqyrtimin e komisionit të posaçëm dhe konsensualiteti arrihet për shkak se draftet e propozuara kanë 90% të momenteve të njëjta, dallimet shumë të vogla, në ato pak momente kur konstatohet mosdakordësi që është e natyrshme do t’i referohemi komisionit të Venecias si referuesi përfundimtar, do të jetë vendim i detyrueshëm për secilën palë, nëse nuk biem dakord”, -tha Vasili.
 
Por pika të ndryshme të draftit të opozitës siç është ai për testin e drogës dhe shenjat e gishtërinjve mund ta bëjnë mazhorancën të mos bjerë dakord duke sjellë sërish debate në lidhje me këtë proces. Megjithatë Komisioni Venecias mund të jetë një alternativë për zgjidhjen e këtyre ndasive .
 
“Nëse vihet me propozime alla shqiptarçe, propozime budallallëqe, e bëjnë qesharak këtë proces. Të mos nxitohemi nga këto projektligje. Shenjat e gishtave? Çështjet që vonojnë procesin nuk do të përfshihen. Rritja e veprave të përfshira në procesin e verifikimit është një pikat e rëndësishme.”- u shpreh Balla.

Kryetari i Komisionit për Dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi theksoi se asnjë draft që nuk parashikon verifikimin e shenjave të gishtërinjve të dputetëve e jo vetëm nuk do të ketë konsensusin e opozitës. 

"Çështja e shenjave të gishtërinjve është një kusht që ne nuk e negociojmë. Pa të personat që kanë ndërruar identitet nuk do të identifikohej. Çdo draft pa këtë nuk do të gjente konsensusin tonë. Ajo që është e rëndësishme është se në çdo muaj formati. Në kontributin e të gjithëve atyre që duan t’u bashkohen kauzës së PD nuk do t’i lërë të hyjnë në Parlament. Ne kemi propozuar një ligj kompleks dhe këto janë instrument brenda këtij ligji. Mazhoranca duhet ta kuptojë që duhet të bjerë dakord për këtë çështje. Para presionit të opozitës dhe ndërkombëtarëve PS nuk do të ketë rrugëdalje dhe që do të na ndihmojnë ne të miratojmë këtë ligj."-tha Bylykbashi.

“Të gjitha nismat që lidhen me procesin do të jetë në shqyrtimin e komisionit të posacëm dhe konsensualiteti arrihet për shkak se draftet e propozuara kanë 90% të momenteve të njëjta, dallimet shumë të vogla, në ato pak momente kur konstatohet mosdakordësi që është e natyrshme do t’i referohemi komisionit të Venecias si referuesi përfundimtar, do të jetë vendim i detyrueshëm për secilën palë, nëse nuk biem dakord”, -tha Vasili.
  
Deklarata e Taulant Ballës dhe Petrit Vasilit erdhën pas përfundimit të konferencës së kryetarëve e cila vendosi të fus për shqyrtim në kalendarin 3 javor draftin e hartuar nga partia demokratike për dekriminalizimin e politikës shqiptare.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara