Balla fton Blushin të qëndrojë
në PS: Hiqe perden e hidhërimit

Balla fton Blushin të qëndrojë<br />në PS: Hiqe perden e hidhërimit
Pak orë pasi Blushi ripërsëriti qëndrimin e tij akuzues ndaj referendumit të 9 prillit, nga ana tjetër, Taulant Balla e ftoi Blushin të heqë perden e hidhërimit personal, e të kontribuojë brenda partisë së përbashkët. Në këtë mënyrë, konfirmohet qasja liberale e PS-së për të mbajtur brenda vetes kritikun Blushi, por Balla nuk harroi t’i kujtojë atij se gjuha e përdorur është e njëjtë me atë të Berishës. “Saliu e ka pasur zakon të kontestojë lista zgjedhore, të akuzojë për manipulime dhe të paralajmëroje trukimin e çdo zgjedhjeje të organizuar nga PS!

Ndërkohë PS dhe liria e zgjedhjeve janë e njëjta gjë. Po ashtu ndryshimi mes Saliut dhe PS është që PS kurrë nuk kërcënon me heqje nga puna për të lexuar votën para se njerëzit të shkojnë në kuti dhe kurrë nuk heq njerëz nga puna për shkak se mund të mos votojnë siç dëshiron PS. Edhe referendumin PS e bën për herë të parë në Shqipëri brenda një partie, sepse PS është e anëtarëve jo e kryetarit apo e ofiqarëve”-tha Balla.

Ai shtoi se ky referendum do të jetë një histori suksesi për partinë, edhe pse kritikët e tij janë nga Berisha, e deri tek Blushi. “Prandaj do s'do Saliu referendumi do jetë një sukses. Do s'do Saliu referendumi do jetë një arritje e re e lirisë brenda PS për të vendosur me votë dhe e të drejtës për të votuar në fshehtësi me garancinë se vota do të lexohet pa asnjë deformim. Do s'do Saliu PS ka sot regjistër elektronik zgjedhësit dhe anëtarësi jo fiktive që ishte X është Y dhe do jetë 150 mijë në 12 qershor me rastin e ditëlindjes së PS”-tha Balla.

Në fund të reagimit të tij, shprehej dhe qasja e derës së hapur në PS për Ben Blushin. “Ja pse do të doja që edhe Blushi të gëzohej si çdo socialist për faktin se PS është shembull i organizimit demokratik dhe të mos hidhërohej si Saliu kur PS e tregon me fakte pas faktesh që është e denjë për të udhëhequr Shqipërinë. Blush, nëse do arsye për t'u ndjerë krenar për PS hiqe vellon e hidhërimit për arsyet e tua krejt personale dhe shihe partinë tonë të përbashkët në dritën e fakteve që flasin vetë”-përfundon komunikimin e tij Balla.
 
Ftesa
“Blush, nëse do arsye për t'u ndjerë krenar për PS hiqe vellon e hidhërimit për arsyet e tua krejt personale dhe shihe partinë tonë të përbashkët në dritën e fakteve që flasin vetë”.
 
Klosi: Listat e votuesve janë afishuar në çdo qendër
Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka hedhur poshtë akuzat e Ben Blushit për transparencën e listës së zgjedhësve. Ai tha se ky referendum ishte marrë shumë seriozisht, dhe se pranë çdo qendre votimi janë afishuar listat e zgjedhësve. “Është një referendum që është marrë shumë seriozisht nga e gjithë struktura e partisë. Në 385 qendrat e votimit janë ngritur komisionet zgjedhore, ka vëzhgues nga të gjitha strukturat e partisë.

Qendrat e votimit janë në ish-njësitë e pushtetit vendor që tani janë njësi administrative dhe në qytetet e mëdha ka disa qendra në varësi dhe të numrin të madh të anëtarësisë. Votimi dhe numërimi do të jetë krejtësisht transparent, për sytë e vëzhguesve por edhe të medias. Është një proces që do të ridëshmojë vullnetin e anëtarësisë së partisë për këtë referendum”-tha Klosi. Sekretari Organizativ i PS-së tha se ky referendum do të përjashtojë nga e drejta e votës zgjedhësit e anëtarësuar këtë vit.

“Referendumi është një ushtrim organizativ i partisë sonë. Në çdo qendër votimi janë afishuar lista e votuesve, që datojnë deri në 31 dhjetor në zbatim të vendimmarrjes së kongresit dhe  të statutit të ri. Anëtarësimet e reja nuk do të jenë pjesë e kësaj vendimmarrjeje, janë ata anëtarë partie që votuan edhe për delegatët e Kongresit”-tha Klosi. 

Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës