Balla: Gjici dhe Bushi nesër padi
deputetëve të PD për shpifjet e bëra

Balla: Gjici dhe Bushi nesër padi<br />deputetëve të PD për shpifjet e bëra
TIRANE - Kandidatët e mazhorancës për bashkitë e Krujës dhe të Kamzës, respektivisht Artur Bushi dhe Safet Gjici do të depozitojnë nesër kallëzim penal për deputetët e Partisë Demokratike lidhur me akuzat e këtyre të fundit ndaj tyre.

Kjo është bërë e ditur nga nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në një dalje për mediat. Në fjalën e tij Balla hodhi poshtë akuzat e bëra nga ana e opozitës për të dy kandidatët e majtë të zgjedhjeve vendore, duke i cilësuar ata si shpifje të radhës.

Sipas Ballës, PD duhet të shohë në radhët e saj për persona me të shkuar kriminale, ku vetëm pak ditë më parë gjykata dënoi me 2 vjet burg kreun e bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu të akuzuar për shpërdorim detyre.

Në këtë kuadër, Balla theksoi se ditën e nesërme Artur Bushi dhe Safet Gjici do të depozitojnë kallëzim penal ndaj deputetëve demokratë për akuzat që kanë bërë ndaj përfaqësuesve të mazhorancës.
 
“Bylykbashi i shfrytëzoi ato minuta për të akuzuar me pa të drejtë përsëri një djalë të nderuar të zonës së Krujës, për fitoren e sigurtë me një precedentë shumë të rrezikshëm. Kjo sepse akuzohen njerëz që institucionet e drejtësisë, dhe ato ndërkombëtare kanë konfirmuar pafajësinë.  Ditën e premte kandidati i PD Xhelal Mziu u dënua me vendim gjykate. Pse nuk sheh PD brenda oborrit të vetë për aktivitet kriminal dhe Mziu u dënua për korrupsion.  Sa i përket akuzave ndaj kandidatit të mazhorancës për bashkinë Kamëz Safet Gjici kjo është një shpifje e radhës. Prej nesër Bushi dhe Gjici do të depozitojnë padi penale përkundrejt deputetëve të PD që kanë shpifur në dëm të këtyre kandidaturave, që si pjesë të halleve të atyre personave ku punojnë, kanë zgjedhur për t’i dhënë Kamzës dhe Krujës një drejtim në rrugën e duhur.” tha Balla

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani