Balla:I habitur nga Bylykbashi shtyu
vetë mbledhjen, e na akuzon ne

Balla:I habitur nga Bylykbashi shtyu<br />vetë mbledhjen, e na akuzon ne
Taulant Balla në një dalje për mediat ka shprehur habi në lidhje me deklaratën e Kreut të Komisionit të Dekriminalizimit, deputetit Demokrat Oerd Bylykbashi, i cili tha se mazhoranca po bllokon procesin.

Balla ndërsa u shpreh se ka qenë pikërisht Bylykbashi ai që ka shtyrë mbledhjen e parashikuar për sot, ka theksuar se edhe letra e pretenduar nga PD për Komisionin e Venecias do të shqyrtohej sot.
 
"Jam i habitur nga deklaratat e PD për dekriminalizimin. Sot dua të ndaj me ju një fakt që tregon se sa qesharak dhe sa të pabesueshëm janë. Sot ishte planifikuar mbledhja e Komisionit për Dekriminalizimin në orën 15:00. Por sot erdhi një email nga zoti Bylykbashi, ku mbledhja nuk do të zhvillohet sot. Dhe ne japim dakordësinë tonë. Dhe pas këtij emaili Bylykbashi del në konferencë dhe thotë se Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit shtynë mbledhjen. Nuk i kuptoj se pse bëjnë lojëra të tilla. Tani doli dhe bëri deklaratën. Thotë që institucionet e parlamentit po vonojnë komunikimin shkresor me Komisionin Evropian, Komisionin e Venecias, ambasadën e SHBA. Unë isha i bindur se Bylykbashi do të thoshte këtë që tha sot. Letra e përgatitur sot nga Bylykbashi nuk thotë asgjë, dhe ishte e strukturuar sikur Komisioni i Venecias të ishte pjesë e Kuvendit. Dhe sot në mbledhjen e orës 15:00 do të ndanim këtë letër të përbashkët, që institucionet shqiptare të përfaqësohen siç duhet."- tha deputeti socialist Taulant Balla.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani