Balla inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare në Përrenjas: 290 nxënës do marrin dije në ambiente të reja

Balla inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare në Përrenjas: 290 nxënës do marrin dije në ambiente të reja

Taulant Balla, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së gjatë inspektimit të shkollës

Drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla, i shoqëruar nga deputeti socialist Nuri Belba, kanë inspektuar nga afër punimet për ri-konstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Dilaver Nezha” në Qukës Shkumbin, në Prrenjas. Investimi po realizohet fal një fondi prej 289 milionë lekë (të vjetra) të akorduar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Shkolla e re që do t’u shërbejë së shpejti 290 nxënësve të kësaj zone, do të ketë ambiente krejtësisht të transformuara dhe një sistem ngrohje qendrore plotësisht bashkëkohor.

Ky projekt në fakt u nis si projekt rikonstruksioni, por për shkak të problematikave që ndodhën gjatë implementimit të projektit u desh të ndryshohet projekti për të vazhduar me një ndërtim tërësor të shkollës.I kemi kërkuar kompanisë të planifikojë edhe sistemin e ngrohjes. Do të na duhet që të ndërhyrjmë për të garantuar edhe funksionimin dhe furnizimin e kaldajës, me qëllim që në një zonë të ftohtë sikurse është Qukës-Shkumbini, ne të garantojmë që edhe kjo shkollë të ruajë të njëjtin standard që jemi munduar të implementojmë në tre vitet e fundit, pothuajse në të gjitha shkollat e Qarkut të Elbasanit i cili garanton ruajtjen e temperaturave po ashtu edhe sistemin e ngrohjes me kaldajë. Duhet të kemi parasysh që gjithmonë në gjithë këto shkolla sistemi i ngrohjes ka qenë jo vetëm jo-efiçent, por edhe në dëm të mjedisit dhe nuk garantonte një arsimim funksional në klasa.  

Taulant Balla, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së

Deputeti socialist Balla vuri në dukje rëndësinë e këtij investimi, ku theksoi se ai do të ndiqet deri në fazën e fundit që sa më shpejt, ky projekt të përfundojë e të vihet në funksion të nxënësve.

"Këtë do ta ndjekim deri në fazën e fundit me qëllim që të garantohet që  të jetë një cilësi shumë e mirë e punës dhe që sa më shpejt të jetë e mundur të vihet në funksion të nxënësve. Kjo ka afektuar goxha nivelin e përgatitjes mësimore për këtë vit shkollor” u shpreh Balla.

Ndërsa deputeti Belba u shpreh se ky investim do të pasohet nga të tjerë. 

Kjo nuk është shkolla e parë që ndërtohet në Bashkinë Prrenjas, vijon pas shkollës “Qybra Sokoli”, e cila u kthye në një ambient shumë komod për të gjithë nxënësit e qytetit të Prrenjasit. Në vijim do të vazhdojmë me shkollën “Sabri Halili” në Rrajcë, shkollë e mesme, e cila ka 800 nxënës, po ashtu edhe me përmirësimin e kushteve të shkollës Karavec, e cila po ashtu kërkon ndërhyrje.

Nuri Belba, deputeti PS-së

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 10/02/2019 15:04

    Balla të shikoje se në aksin Përrenjas Librazhd fëmijët për të shkuar në shkollë ecin pergjatë rruges nacionale e cila mer jetë femijesh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë