Balla inspekton rrugën Cërrik-Belsh-
Grekan: U shërben mijëra banorëve
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Luan Duzha inspektuan ecurinë e punimeve duke vënë në dukje rëndësinë që ky aks ka, jo vetëm për zonën.
Me fonde të qeverisë shqiptare ka nisur investimi në rrugën Cerrik-Belsh-Grekan, një aks i cili u shërben mijëra banorëve të zonës së Dumresë dhe jo vetëm. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Luan Duzha inspektuan ecurinë e punimeve duke vënë në dukje rëndësinë që ky aks ka, jo vetëm për zonën.
Deputeti Balla u shpreh se kjo rrugë e kthen Cerrikun në kryeqendrën e Shqipërisë. "Kjo është një rrugë që i jep Cerrikut një rol shumë të rëndësishëm në ndërlidhjen e të gjithë pjesëve të Shqipërisë, e lidh me Beratin, Korçën për shkak të rrugës së re të Gramshit, sigurisht dhe me Elbasanin. Në këtë mënyrë Cerriku po bëhet kryeqenda e Shqipërisë bashkë me Belshin. Dhe është dalja më e shkurtër me 40 km e Beratit me Tiranën. Pra, Berati e ka lidhjen me Tiranën 40 km më të shkurtër përmes këtij segmenti”, - tha Balla.
"Ky është një nga tre lotet e rrugës nacionale Cerrik-Ura Vajgurore. Është një rrugë me të gjitha standardet duke parashikuar trotuare dhe ndriçim në zonat e banuara. Kjo rrugë do t'u shërbejë banorëve të asaj zone dhe bizneseve të tyre”, -theksoi Duzha. Kryetari i grupit socialist diskutoi me përfaqësuesit e firmës zbatuese edhe për punësimin e banorëve të zonës si një domosdoshmëri në zbatimin e çdo projekti.
"Eleminoni asistencat sepse i latë njerëzit të rrinë tek dyert e bashkive. Njerëzit presin atë 5 mijë leksh dhe nuk duan punë dhe ky është problemi që ne nuk gjejmë punëtorë. Edhe pse kemi pagat jo më pak se 45 mijë lekë në muaj, përsëri nuk e duan atë pagë, preferojnë 5 mijë lekshin e ndihmës ekonomike. Është bërë shumë shumë problem për punëtorë, 200 punonjës dua unë sot dhe nuk vijnë”- u shpreh Agron Hysa.
Rruga është parashikuar të plotësojë të gjitha standardet në të gjithë gjatësinë e saj prej 16 km. Në zonat e banuara do të ketë trotuarë dhe ndriçim, ndërkohë që për zgjerimin e saj është gjetur konsensus i plotë nga banorët e zonës.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
36.8%
-
Më keq
45.1%
-
Njësoj
18%
Vota total: 543
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Incidenti ndaj Vjosa Osmanit si mesazh se kë preferon shumica e re e Shkupit në Kosovë
2 Gusht, 22:46
-
Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, Rrumbullaku urdhëron pezullimin e drejtorit të Rrugores Altin Qato
2 Gusht, 22:17
-
'Me njerkën e tyre', Rudina Dembacaj publikon foto me tre fëmijët e bashkëshortit të saj Mark Frroku
2 Gusht, 22:09
-
SHBA/ Trump: Shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë ishte një fitore e Vladimir Putin
2 Gusht, 22:08
-
Sondazhet në Shqiptarja.com/ Ndryshimet në qeveri dhe Spiropali në krye të Kuvendit, ja cili ishte mendimi i qytetarëve
2 Gusht, 21:44
-
Itali/ Qëlloi me thikë bashkëatdhetarin pas një debati, arrestohet 44-vjeçari shqiptar
2 Gusht, 21:41
-
Kërcënohet me vdekje drejtori artistik i ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike 2024
2 Gusht, 21:17
-
SHBA/ Zyrtarisht kandidate, Kamala Harris merr votat e nevojshme të demokratëve për të qenë përballë Trump në zgjedhjet presidenciale
2 Gusht, 21:15
-
Francë/ Kishte shkuar si turist në Francë, shqiptari kapet duke shitur kokainë! Dënohet me 8 muaj burg
2 Gusht, 21:00
-
Barcelona planifikon të ndalojë dhënien me qira të apartamenteve për turistët
2 Gusht, 20:51
-
Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital
2 Gusht, 20:04
-
Spahiu: Ja pse Tavo do fitojë me 200 vota diferencë Himarën, kundër aleancës PD + Athinë
2 Gusht, 19:58