Ironitë e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste ndaj tubimeve të tkurrura të opozitës kundër qeverisë, nuk kanë ndaluar as të martën.
Në një postim në Facebook, Balla ndau foto të seancës së të hënës në parliament ku deputetët e opozitës rrethuan podiumin e ndezën flakadanë duke penguar zhvillimet normale të seancës së parë të kuvendit për vitin 2026.
Në foton e ndarë prej Ballës, duken deputetët demokratë të ngulfosur duke mbajtur në duar flakadanë që lëshojnë tym që në dukje ngjan blu.
“Kam një pyetje për ju: A është e pranueshme kjo pamje? Përgjigja nga deputetët e opozitës ishte se këto flakadanë përdoren për zbulimin e gjinisë së bebeve. Hajde merri vesh këta” shkroi Balla në Facebook.
Protestat e opozitës si brenda ashtu edhe jashtë parlamentit deri më tani nuk kanë arritur të fitojnë mbështetje në popull, ndërsa ccdo ditë e më shumë numri i pjesëmarrësve rrudhet.

Komente












