Balla: Ja dokumenti i arrestimit
e jeta në burgun 313 e Ristanit

Balla: Ja dokumenti i arrestimit<br />e jeta në burgun 313 e Ristanit
Procesi i dekriminalizimit në Kuvend ka përfshirë pothuajse të gjithë deputetët në një debat me akuza e kundërakuza. Deputeti socialist Taulant Balla teksa fliste për procesin e dekriminalizimit ka publikuar sot një procesverbal të arrestimit të deputetit demokrat Arben Ristani. Dokumentet e paraqitura nga Balla tregojnë një procesverbal të Gjykatës së Tiranës në të cilin tregohet arrestimi dhe vuajtja e dënimit të Ristanit në burgun 313 në Tiranë.  “Ja rekordet kriminale të Arben Ristanit, i dënuar në vitin 1994 me 5 muaj burg. Ja dhe procesverbali i arrestimit. Ja pse dekriminalizimi është i rëndësishëm”, u shpreh Balla.  

Reagon Arben Ristani: 21 vjet më parë ka patur një akuzë të padrejtë ndaj meje. Akuza konsistonte në një cështje gjyqësore, pse e gjykova çështjen në Tiranë e jo në Durrës. Ajo përfundoi siç përfundojnë të gjitha padrejtësisë. Ju për të justifikuar krimin keni gjetur një çështje 21 vjet më parë. Por kjo komardare nuk iu çon shumë larg. Një mendimtar thotë se po 'ndalove rrugës e të godasësh me gurë çdo qen nuk do arrish aty ku do'.
 
 
Më poshtë proces-verbali i arrestimit të Arben Ristanit bërë publik nga Taulant Balla në seancën e sotme parlamentare

denimi i ristanit

denimi i ristanit 2
Deputeti socialist Taulant Balla ka ironizuar vendimin e kreut të PD, Lulzim Basha për të mos rikandiduar për zgjedhjet lokale në 21 qershor për Bashkinë e Tiranës. Duke e kujtuar procesin e dekrimnalizimit, sipas Ballës tani prokurori i përgjithshëm duhet të hetojë për 3 akuzat që rëndojnë mbi Bashën.   

“Më lejoni të përshëndes një vendim të Lulzim Bashës për të mos kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Ky është hap i parë për mos rikandidimin e personave me rekorde krminale. Përshendes PD ,ky është hap për tu përgëzuar. Tani i takon Prokurorisë që ta procedojë penalisht për tre dosjet që rëndojnë për të, për vjedhjen e 230 milion eurove, për shitjen e detit dhe katër të vrarëve të 21 janarit. Zoti prokuror,  PD ia hoqi suportin politik Bashës, zoti prokuror tani ushtro mandatin tënd duke bashkëpunuar me Parlamentin që procesin e dekriminalizimin ta shtojmë”, deklaroi Balla.
 
Sipas tij Lulzim Basha hyri në Bashkinë e Tiranës në mënyrë të hajdutshme dhe po del me procesin e dektiminalizmit. “Populli shqiptar thotë ‘mos e merr po nuk e meritove se të shkon harram’”, deklaroi Balla. Sipas tij në katër vite në krye të Bashkisë, Lulzim Basha nuk ka bërë asgjë për Tiranën.   

Balla theksoi se procesi i dekriminalizimit duhet të vazhdojë edhe me numrin dy të PD-së, Arben Ristani. Duke lexuar një vendim të Gjykatës të vitit 1994, Balla tha se Ristani është dënuar me 5 muaj heqje lirie. “Seç e ke dashur këtë thikën një zot e di”, i tha Balla-Ristanit. 

Redaksia Online
(f.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve