Balla: Ja kur krijohet SPAK e kë
prek,Basha në pikëpyetje si lider

Balla: Ja kur krijohet SPAK e kë<br />prek,Basha në pikëpyetje si lider<br /><br>
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ‘zbuluar’ arsyen e protestës së opozitës, të shtunën e 27 janarit. Balla deklaroi në studion e Report Tv se arsyeja e kësaj proteste ishte vetë Lulzim Basha dhe konsolidimi i tij si lidership, duke shtuar se PD ka pasur probleme të brendshme.

Intervista e Taulant Balla:

S’kam asnjë koment për protestën, po të kemi parasysh se qytetarët nuk e dinin për çfarë protestonte opozita. Të dalësh në protestës duhet të kesh një kauzë. Kjo ka qenë pyetja këto ditë “për çfarë po dalin në protestë këta?”

Unë e ka përgjigjen: Ka të bëjë me probleme të brendshme të PD. Lidershipi i PD, Basha është në pikëpyetje të mëdha, pas mënyrës si e menaxhon PD, dhe u desh për të bërë një protestë për të konsoliduar qëndrimin e Bashës.

Dëshirat e tyre mund të jenë të ndryshme, por jo të gjitha të realizueshme. Vota e qytetarëve e tregoi qartë më 25 qershor, ne po ushtrojmë detyrën që na besuan qytetarët. Nuk kemi kohë për të humbur për telenovelat e Monikës dhe lUlit.

Për çfarë dialogu flet Rama?

Integrimi evropian, hapja e negociatave, janë në një proces të cilin nuk mund ta bëjmë vetëm. Jemi të gatshëm për rëndësinë e këtij procesi të bashkëpunojmë me opozitën. Procesi i rëndësishëm i negociatave me BE është shumë i nevojshëm të zhvillohet në një terren të qëndrueshëm dialogu politik. Ne jemi të gatshëm të dialogojmë me opozitën, me dy partitë e mëdha të opozitës, në mënyrë të veçantë me PD, sepse është partia më e madhe, me të cilët unë jam i sigurt se mund të identifikojmë çështje të rëndësishme,

Mospërfillje ndaj LSI?
s’ka të bëjë fare, LSI është parti sezonale, një sezon me ne, një me ata. Këtu ka të bëjë me çështje të mëdha në interes të Shqipërisë. PD është partia më e madhe e së djathtës, ndaj të dyja bashkë duhet të ulemi për të identifikuar një set çështjesh, për të cilat kemi dakordësi të plotë. Integrimi evropian është çështje për të cilën ne nuk kemi dallime. Po ashtu edhe vota e shqiptarëve jashtë territorit është një çështje e përbashkët.

Reagimi i Bylykbashit, a po e përdor opozita një gjë të tillë?

Jam i gatshëm të risjell edhe njëherë në vëmendje momentet kyçe të reformës në drejtësi. PD ka të njëjtën qasje, ajo që bën sot është njëlloj si më 2014. Është e turpshme strategjia që po ndjek opozita për të dekurajuar përfaqësues të Shoqërisë Civile, Avokatisë, Profesoratit, që ne kemi votuar qoftë KLGJ, qoftë KLP, përbëhen nga 11 anëtarë. Gjithë ky helm, ndoshta ne politikanët kemi fituar imunitet ndaj akuzave, por disa njerëz që kanë shkëlqyer në profesionin e vet ...Dalin dy deputetë dhe të bëjnë gjithë biografinë, me qëllim dekurajimin që reforma të mos ecë përpara dhe dy komisionet të mos ngrihen.

Më 18 dhjetor na thuhej nga PD dhe kësaj të voglës të shtuar tashmë, LSI, se po marrin prokurorin e përgjithshëm, nuk ngrihet KLP, por tani që jemi gati për ngritjen e këshillave thonë se nuk bëjnë anëtarët. Duhet të ruhet një lloj konkordimi, ose duhet thënë që nuk duam ta bëjmë reformën.

Ne kemi një aleancë opozitare sot për të bllokuar reformën në drejtësi. Aleancat krijohen mbi bazë parimesh, por sot ngjizja e aleancës opozitare është krijuar për t’i vënë shkopinj nën rrota ecjes përpara të reformës në drejtësi. Sindroma që ka kapur PD, që është sindroma Berisha, sa herë mendon Berisha thotë se e bën kundërshtari. Edhe në rastin e Bylykbashit e dimë që sabotimin e reformës në drejtësi e ka bërë që ditën e parë PD.

Në PS ka nisur organizimi për zgjedhjet, a jeni të kënaqur me performancën e strukturave?

Është herët për të ndarë informacion. Një ndër objektivat e punës së PS është që mbledhja e radhës e Asamblesë do t’i adresohet tërësisht performancës së kryetarëve dhe këshillave bashkiakë. Beteja jonë e radhës është ajo e zgjedhjeve të qershorit 2019.

Hetimet për privatizimin e CEZ, fletëthirrja për Shkëlzen Berishën ...

Kam drejtuar komisionin hetimor për këtë çështje. Lajmi për fletëthirrjen nuk është i ri, në fund të dhjetorit ka qenë gjykata që në një përpjekje të dështuar të segmenteve për ta bllokuar këtë çështje, gjykata vendosi të mos bllokohet çështja, duke rikthyer hetimin. Aty është bërë e qartë edhe vendimi i gjykatësit për marrjen në pyetje, ku mes emrave është edhe i biri i ish-kryeministrit Berisha. Ka dhe ish-ministra të asaj kohe, ish-kryeministri, të gjithë duhen hetuar. Në komunikimet e çekëve përmendej dhe emri i Shkëlzen Berishës, që mundësonte takime apo rregullonte biseda dhe historia shkonte deri aty sa që në aeroport çekëve u thuhej se ish-kryeministri Berisha do shprehej dakord për kërkesat, kur ato nuk ishin bërë.

Kur do e kemi SPAK-un?

Tani jemi në një fazë shumë të rëndësishme. Jam shpresëplot që sipas afateve kohore pas 8 shkurtit do të kemi dy këshillat, KLP e KLGJ, që t’i japin jetë institucioneve të tjera që burojnë nga këtu.

Ka socialistë që duhet t’i frikësohen PSAK-ut?

Pyll pa derra nuk ka. Kushdo që i ka hyrë në hak drejtësisë, buxhetit të shteti, sigurisht që duhet të hetohet dhe të gjykohet, e në fund të ndëshkohet sipas parashikimeve ligjore.

Dosja e Tahirit, PS po ndikon për mbylljen e saj?

PD është në hall të madh, po flet dhe për ekstradime. Unë nuk jam ekspert i ekstradimeve dhe do hezitoja të shprehesha, por di të them që sa kohë që urdhri për ndalimin e zotërisë është bërë nga Italia.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë