LIBRAZHD - Deputeti socialist Taulant Balla ka publikuar një foto nga mitingu i Berishës në Librazhd, në të cilën radhët e ngjeshura të simpatizantëve sfumohen çuditërisht nga pamja e mitingur nga lart. Balla dukshëm ka pasur si qëllim të denoncojë të vërtetën e mijëra pjesëmarrësve demokratë në miting.
"Kjo është e vërteta lakuriqe e mitingjeve të stisura të Saliut që përpiqet të manipulojë opinionin publik duke përdorur kamera të sofistikuara që i zmadhojnë pamjet e shesheve dhe organizuar shpërndarjen e atyre pak njerëzve që ndodhen në to për të krijuar idenë se sheshet janë plot", - shkruan Balla në Fb.- "Ja pamja e vërtetë e mitingut të sotëm të Saliut në Librazhd. Kjo është në fakt edhe mbështetja reale që ka qeveria e rrënimit në Librazhd, Përrenjas, në gjithë qarkun e Elbasanit dhe në gjithë Shqipërinë".

(Fotoja e publikuar nga Balla për mitingun e Berishës në Librazhd)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com