Balla: Komision Hetimor për 
historinë e kanabisit në Shqipëri

Balla: Komision Hetimor për <br />historinë e kanabisit në Shqipëri<br /><br>
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë kërkoi që të ngrihet një Komision Hetimor për historinë e 27 viteve të kanabisit në Shqipëri.

Balla tha gjithashtu se Partia Demokratike dhe Sali Berisha e kultivuan politikisht kanabisin në Shqipëri. Deklarata e Ballës erdhi pas dakordësisë maxhorancë-opozitë për ngritjen e një komisioni hetimor i cili do hetojë veprimtarinë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i akuzuar nga PD dhe LSI si i implikuar në rrjetin e trafikut të drogës dhe njeriu që lejoi kanabizimin e vendit. 

“Siç ju thash në mëngjes, kur kishit këtu dhe Lulin dhe Saliun, ne jemi gati të bëjmë një skaner të plotë 27 viteve të kanabisit në Shqipëri, e ky komision të quhet ‘Komisioni i Historisë së Kanabisit në Shqipëri’, e ku të dalin fajtorët e vërtetë të kësaj historie’, deklaroi Balla

Fjala e plotë e Ballës: 
Fjala e plotë e Kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla në fund të seancës së djeshme të Kuvendit të Shqipërisë:  “Z. Spaho. Ëshët mirë që kryetri i partisë tuaj të jetë në votim për një kërkesë për komision hetimor zyrtare të partisë tuaj. Është në seriozitetin e këtij kuvendi. E kuptoj që më pyete ku është kryetari im. 

Kryetari im është në shtëpinë e bardhë. Në këtë moment sapo është nderuar nga SHBA me një titull të lartë që i bën nder Shqipërisë. Më vjen keq dhe për një mocion me debat që bëmë për çështjen e Jeruzalemit, sepse me atë që ndodhi sot në shtëpinë e bardhë besoj që është një lajm i mirë për imazhin e Shqipërisë.

Të kërkoj ta njoftosh kryetarin e partisë tënde. Lulzim thuaji, zgjohu se kemi votim. Nuk mund të bëjmë votim vetëm në mëngjes, ka votime dhe në darkë thuaj, pavarsisht se ai fle në këtë orë. Mirë është ti thuash kryetarit të partisë të vijë për një komision shumë të rëndësishëm. Nëse ne do ta kishim pranur në varjantin që ju e sollët, do kishim bërë një shkkelje shumë të madhe Kushtetuese. Ekspertët Kushtetues, jo vetëm në këtë krah të sallës, por me ato që e kemi konsultuar bien dakord me konstatimin që ngritja e komisioneve hetimore për çështje të veçanta me emra të veçantë, sigursiht nuk është Kushtetues. 

Por unë po ju them në emër të Grupit Parlamentar, ne mezi po presim ta ngremë këtë komision parlamentar. Siç ju thash në mëngjes, kur kishit këtu dhe Lulin dhe Saliun, ne jemi gati të bëjmë një skaner të plotë 27 viteve të kanabisit në Shqipëri, e ky komision të quhet Komisioni i Historisë së Kanabisit në Shqipëri, e ku të dalin fajtorët e vërtetë të një historie, që jam i sigurtë që do ketë ndokënd në këtë anë të sallës që nuk do të jetë shumë i gëzuar nga raporti përfundimtarë i këtij komisioni.

Shqiptarët sapo e kanë dëgjuar me veshë në një televizion privat liderin e vërtetë të partisë tuaj, kryetarin de fakto të partisë tuaj Sali Berishën, i cili në gjykimin tim ka bërë një prej deklaratave më të forta nga ana juaj në lidhje me Prokurorinë e vendit tonë. Sali Berisha ka thënë në organin e akuzës në Shqipëri qenka organizata kriminale më e rrëzikshme në vend. Në 18 Dhjetor u bë Prokuroria organizata kriminale më e rrezikshme në vend, sepse sipas tij Prokuroria e Shqipërisë është dhe ka qenë institucioni më i inkriminuar, ky që ka drejtuar Shqipërinë për 13 vite me radhë sot thotë që Prokuroria e Shqipërisë qenka institucioni më i inkriminiar. Prandaj po ngrini komision hetimor ju, se keni humbur Besimin tek Besimi? Si ka mundësi që PD-ja nuk ka besim tek Besimi?! I referohem  drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili jo vetëm kryeson hetimin e çështjes Tahiri, gjithashtu sot drejton hetimet për çështjen e drogës së Maminasit.

Ne maxhoranca i kemi dhënë gjithë besimin Besimit për ta çuar këtë çështje deri në fund. Por pa pikë turpi, qoft Luli qoft Saliu sot hodhën shashka, madje na nxorrën dhe emra, se gjoja jo është një klub, pas atij klubi është filani etj. Duroni deri në fund për çështjen e Durrësit, dhimbjet sapo kanë filluar dhe drejtësia në këtë vend sapo ka filluar ta bëjë punën e vet. E mirëkuptoj Saliun se është i pari që i ndjen dhimbjet me deklaratën që ka bërë për Prokurorinë. Ju tjerët haber nuk keni pasur, as nuk keni për të pasur.

Dhe keni për ta dëgjuar dhe këngën që  mbajti sot nën dhimbje Saliu, nën dhimbje dhe Luli. Pa pikë turpi citoni njëri pas tjetrit edhe autoritete të vendeve të tjera. Ja ku e keni fjalimin e Ministrit të Mbrojtjes së Kolumbisë, mereni gjejeni në fjalimin e zotërisë një fjalë për Shqipërinë. Bie tërësisht dakord me fjalën e Luan Ramës. Që në fund të fundit, u kap me partnerët apo u kap nga policia shqiptare e vetme, e rëndësishme është që sot në Bruksel dhe SHBA Ministria e Brendshme e Shqipërisë dhe policia jonë vlerësohet maksimalisht për një prej superaksioneve më të mëdha të kapjes së kokainës në Europë. Ky është një lajm shumë i mirë për imazhin e vendit tonë. 

Së fundmi, më lejoni që ti them të gjithë kolegëve, që për ne është shumë e rëndësishme që ta miratojmë këtë komision, që ky komision të fillojë menjëherë punën. Ndoshta jemi në momentin e duhur të bëjmë atë retrospektivë që ja kemi borxh shqiptarëve për gjithë baltën që është hedhur për historinë e kanabisit në Shqipëri. 

Të jeni të sigurtë që ne kemi vullnet politik për t’i shkuar kësaj gjëje deri në fund. Puna e nisur nga ministri i Brendshëm Xhafaj dhe mbështetja e qeverisë në këtë operacion të rëndësishëm që 2018 të jetë një vit po aq i suksesshëm sa dhe 2017 në luftën kundër shfarosjes së kanabisit dhe në partneritet të plotë të Shqipërisë sonë me të gjitha organizatat partnere ligjzbatuese, për një luftë të përbashkët kundër çdo lloj forme të drogës. Vullneti është shumë i qartë. Urime Komisionit Hetimor. Bëhuni gati se dhimbjet sapo kanë filluar.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit për pezullim

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit për pezullim