Balla kujton çizmen e Monikës në
Asamble:Shqipëria s'e meriton!

Balla kujton çizmen e Monikës në<br />Asamble:Shqipëria s'e meriton!<br>
Çizmja ‘e famshme’ e Monika Kryemadhit është përmendur dhe në punimet e Asamblesë së PS, që ka nisur prej orës 10:00. Ishte Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili hapi Asamblenë, ku në fjalën e tij solli në vëmendje dhe seancën e fundit plenare të 2017, ku u zgjodh mes protestave e flakadanëve kryeprokurorja e re e përkohshme.

Balla tha se seanca e fundit do t mbahet mend si një seancë që dëmtoi Shqipërinë. Duke iu kërkuar ndjesë të gjithë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, kreu i grupit të PS tha se vendi ynë nuk ka nevojë për çizme në ajër dhe as dhunë.

“Seanca e fundit do mbahet mend si një seancë që dëmtoi Shqipërinë. Ndjesë të gjithë shqiptarëve, por dhe partnerëve ndërkombëtarë për shfaqjen e përpjekjes së bllokimit të reformës në drejtësisë. Shqipëria nuk meriton çizme në ajër dhe as dhunë. Deputeti më i padisiplinuar largohet nga foltorja sapo bie gongu, rregulli po vendoset edhe në financat e Kuvendit. Detyra e vetme e parealizuar e Kuvendit ishte miratimi i Kodit Etik, që do miratohet në javët e para të sesionit që nis”, tha Balla. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit