Balla kundër Blushit: Unë zgjedh
Partinë, përpara Shqipërisë 

Balla kundër Blushit: Unë zgjedh<br />Partinë, përpara Shqipërisë 
Deklarata me tone patriotike e Ben Blushit se ai zgjedh interesat e Shqipërisë përpara atyre të Partisë Socialiste, duket se nuk i ka pëlqyer deputetëve socialistë Taulant Balla, Pandeli Majko dhe Ditmir Bushati.
 
Blushi u shpreh jashtë mbledhjes së Asamblesë se, në çdo rast, mes Partinë dhe Shqipërisë, ai zgjedh Shqipërinë. "Nuk mund të ketë një vend demokratik nëse partia më e madhe në vend nuk është demokratike. PS nuk po dëshmon solidaritet me të varfrit. Nuk është një parti e ndjeshme ndaj atyre që kanë nevojë. Prandaj, zgjedh interesat e Shqipërisë përpara ato të partisë", u shpreh Blushi.
 
Por me qëndrimin e tij s'pajtohen Balla, Majko dhe Bushati, të cilët janë shprehur se, "zgjedhin Partinë".

"Mes Shqipërisë dhe partisë, unë zgjedh partinë", është shprehur pa shumë dilema, Balla, gjatë diskutimeve në Asamble.

Kritik ka qenë edhe ish kryeministri, Pandeli Majko, kur ka deklaruar se, "nuk jam dakord që Shqipëria ka më shumë rëndësi se partia".

Ndërsa më larg ka shkuar ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili ka shtuar se "nuk ka ndonjë ndryshim mes Shqipërisë dhe partisë".

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'