Balla: Kush s'e mban mend Kserën 
 ...ju kujtoj hidromasazhin në zyrë!

Balla: Kush s'e mban mend Kserën <br /> ...ju kujtoj hidromasazhin në zyrë!
TIRANË - Arrestimin e ish-ministrit të Punës dhe Cështjeve Sociale në qeverinë Berisha, deputeti socialist Taulant Balla ka zgjedhur ta komentojë duke kujtuar një detaj...vaskën me hidromasazh dhe sauna në zyrën e tij.
 
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Balla shkruan se hetimet për ish-ministrin kanë nisur prej dy vitesh, me akuzën se ka vjedhur 30 milionë lekë të rinj përmes aktiviteteve social fiktivë për shtresa të ndryshme të shoqërisë.
 
Statusi i Ballës
Arrestohet ministri i puneve te Sali Berishes
Spiro Ksera, ish-ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë e korruptuar te Sali Berishes është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia e Gjirokastrës. Për arrestimin e tij është zbatuar një urdhër i prokurorisë së Tiranës i mbështetur në një vendim të gjykatës. Ksera akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën për disa tendera gjatë kohës që ishte ministër. Hetimet kishin nisur prej dy vitesh dhe dyshohet se ai ka abuzuar për një shumë rreth 300 milion lekë për tendera në organizmin e disa aktiviteteve të ministrisë. Si bashkëpunëtor i tij dyshohet se ka qenë edhe Klevis Bitro, ish-shefi i kabinetit i cili është aktualisht në burg per korrupsion. Ksera ishte ministër i punës nga viti 2009 deri në vitin 2013.
Kush nuk e mban mend ne zyren e tij u gjet vaske me hidromasazh dhe sauna.

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois