Në letrën e publikuar nga Balla, Berisha shkruan: “I dashur Hysni, ju dhe shoqes suaj ju uroj shëndet e gjithë të mirat. U gëzova pa masë për djalin e Besnikut dhe uroj me gjithë shpirt që së bashku me nipërit dhe mbesat e tjera, të rritet shëndetshëm e i lumtur, me prindër e gjyshër. Me shumë dashuri dhe respekt, ju përqafoj, Sali Berisha”, mbyllet kartolina. Por, nga ana tjetër, Berisha reagoi me tone të ashpra, duke i kërkuar Ramës të rrijë në zyrë gjatë protestës së opozitës në 8 dhjetor. “Atë që u kam bërë etërve të tu, të garantoj që do të bëj gjithçka të ta bëj edhe ty. Mos ik në 8 dhjetor, mos ia mbath, por rri në zyrë. Këtë të them”, tha Berisha.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)