Balla ‘thumbon’ LSI: Jo më aleancë
me partitë e interesave të vogla

Balla ‘thumbon’ LSI: Jo më aleancë<br />me partitë e interesave të vogla
Drejtuesi politik i PS në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë u takua me banorët e Njësisë Administrative Bradashesh për të diskutuar mbi problematikat, por edhe përparësitë që çdo zonë ka për investime.
 
Balla ka thumbuar gjatë fjalës së tij LSI kur u shpreh se pas rezultatit të 25 qershorit nuk do të bëjmë më aleancë me partitë e interesave të vogla.
 
"Ne e kemi lexuar votën e 25 Qershorit si një votë KuqeZi dhe po KuqeZi do të qeverisim në këto 4 vite.
 
Tashmë jo në aleancë me partitë e interesave të vogla, por në aleancë dhe bashkëqeverisje me njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi.
 
Është hera e parë pas 25 vitesh, që pas përfundimit të zgjedhjeve deputeti bashkë me kryetarin e bashkisë dhe me autoritete të tjera rikthehen përsëri në takime me njerëzit, për të identifikuar prioritetet kryesore të cilat ne mendojmë se duhen adresuar
” tha ai.
 
Banorët ankohen për shëndetësinë
Banorët e fshatrave të njësisë administrative Bradashesh ishin pjesë aktive e këtij takimi, duke nënvizuar të gjitha problemet e tyre dhe duke veçuar ato më imediatet duke filluar nga shëndetësia.
 
"Kanë mbetur disa rrugë lagjesh pa u asfaltuar, sepse ishte koha e Sabriut dhe ai i ndante kush është lagje socialiste dhe kush demokrate......
 
Për problemet e mjekësisë mendoj që duhet t'i kushtohet një vëmendje më e veçantë, më e mirë nga qeveria - kjo, flas, në nivel qendror.
 
E shikojmë të gjithë se çfarë hasim në shëndetësi, çfarë problemesh krijohen, duke filluar nga mungesa e ilaçeve që janë bazë për një pjesë. Pa folur këtu për gjërat e tjera: që të shkosh në ambulancë duhet të rrish 6 orë që të bësh një vizitë mjekësore apo për të marrë një shërbim që është i domosdoshëm. Duhet vënë dorë.
 
Problematika që ka shkaktuar autostrada, dhe tani me miratimin e fondit mendoj që do të realizohet.
 
Por kërkojmë këmbënguljen edhe të deputetit që ta realizojnë një sahat e më parë, sepse po marrim gjoba duke e lënë makinën në autostradë, sepse s'kemi nga ta çojmë në shtëpi
" ishin disa nga shqetësimet që ngritën banorët, sipas njoftimit nga zyra e shtypit.
 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali