Balla pret drejtorin e TikTok-ut për Politikat Publike: Urgjente kontrolli i postimeve në shqip, ndryshime ligjore kundër dhunës online

Balla pret drejtorin e TikTok-ut për Politikat Publike: Urgjente kontrolli i postimeve në shqip, ndryshime ligjore kundër dhunës online

Balla me drejtorin e TikTok për Politikat Publike, Jakub Olek

TIRANË- Pasi Kryeministri Edi Rama shkoi në në zyrat e Tik Tok në Mynih, drejtori për Politikat Publike dhe Marrëdhëniet me Qeverinë për Evropën Qendrore dhe Lindore, Jakub Olek, ka mbërritur në Tiranë. Ai është pritur nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, ndërsa pritet që të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe agjenci të tjera.

Gjatë takimit ministri Balla i shprehu Olek shqetësimet mbi ngjarjet e fundit dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, dezinformimit, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online.

Gjithashtu gjatë takimit Balla ka kërkuar edhe informacion të detajuar mbi ruajtjen dhe përdorimin e të dhënave personale të përdoruesve. Ashtu siç e ka paralajmëruar, Balla tha se po shikohet mundësia për ndryshime ligjore kundër dhunës online. 

“Drejtuesi i TikTok, i cili bashkë me ekipin e tij gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe agjenci të tjera, më informoi mbi masat që është duke ndërmarrë për të rritur nivelin e moderimit të postimeve në gjuhën shqipe dhe mbi mundësitë që ofron aplikacioni për denoncimin e rasteve dhe kontrollin prindëror mbi postimet e fëmijëve.

“I kërkova kompanisë TikTok vendosjen e pikave të përhershme të kontaktit me Policinë e Shtetit dhe përgjigje sa më të shpejtë mbi rastet e denoncuara prej tyre. Është urgjente një vëmendje të shtuar sa i përket kontrollit të postimeve në gjuhën shqipe, pamundësimit të përdorimit të këtij rrjeti për veprimtari apo promovim të sjelljeve të paligjshme, domosdoshmëria e verifikimit të moshës dhe identitetit të përdoruesve, monitorimit të kohës së qëndrimit, monitorimit prindëror me qëllim shmangien e varësisë tek fëmijët dhe adoleshentët, si dhe nevoja e ngritur edhe nga Parlamenti Europian për monitorim të detajuar gjatë periudhave zgjedhore për të shmangur dezinformimin dhe ndërhyrjet në procesin zgjedhor.

Ministria e Brendshme po studion me vëmendje përmirësimet ligjore të ndërmarra edhe nga Bashkimi Europian, siç janë Akti i Shërbimeve Digjitale, Akti i Tregjeve Digjitale etj., me qëllim krijimin e një hapësire digjitale në Shqipëri ku të drejtat dhe detyrimet themelore të përdoruesve janë të mbrojtura dhe të përcaktuara qartë”, tha ministri Balla.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te “Sheshi Uillson”, Bardhi akuza Policisë: Po shpërdoroni detyrën, jeni me krimin e organizuar! Pse e zhurmon protestën me megafon!

Tensionohet protesta te “Sheshi Uillson”, Bardhi akuza Policisë: Po shpërdoroni detyrën, jeni me krimin e organizuar! Pse e zhurmon protestën me megafon!