Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, është takuar me përfaqësues të sindikatës së ish-minatorëve gjatë ditës së sotme.
 
Në diskutimin me ish-minatorët,Taulat Balla  ka theksuar se qeveria është e angazhuar  maksimalisht për hartimin e një dokumenti për zgjidhjen përfundimtare të  problemit të statutit të minatorit, që është një nga problemet thelbësore për këtë kategori.

Gjatë takimit  përfaqësues të sindikatës së minatori i dorëzuan deputetit Balla një projektligj për  statusin e minatorit.

Balla ka theksuar se "Jemi të angazhuar që bashkë me qeverinë dhe sindikalistët të punojmë për një dokument të dakordësuar”.
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com