Balla me Policinë Kufitare në Vlorë: Të garantojmë sigurinë e pushuesve, mos toleroni asnjë drejtues që shkel kordonin e sigurisë në plazhe

VLORË- Ministri i Brendshëm, Tauluant Balla ka zhvilluar një takim me efektivët e Policisë Kufitare në Vlorë. Balla vendosi theksin tek siguria në plazhe, duke thënë se duhet garantuar që çdo turist të jetë i sigurt nga Vlora në Sarandë.

Ministri kërkoi sigurie në plazhe, duke thënë se asnjë person me mjete motorike nuk duhet të kalojë kordonin e sigurisë.

"Gjatë gjithë sezonit presim një numër të konsiderueshëm vizitorësh, dhe punonjësi i Policisë Kufitare është i pari dhe i fundit moment i takimit me çdo të huaj, kështu që përshtypjen e parë dhe të fundit të çdo të huaji e vizitori, e kanë me Policinë Kufitare. Duhet të garantojmë që çdo pushues të ndjehet i sigurt në çdo pjesë të Vlorës deri në Sarandë, duket garantuar që çdo shkelës kryesisht me mjete motorike ujore, të mos i afrohen për asnjë moment plazheve. Perimetri i sigurisë të garantohet", tha Balla.

Ministri kërkoi nga Policia Vendore, që me eksperiencën e fituar vitin e kaluar të konsolidojë me rezultate konkrete luftën ndaj çdo lloj paligjshmërie e çdo forme kriminaliteti.

"Në fund dua t'ju falënderoj për gjithçka keni bërë deri tani, çdo ditë po konsolidohet mbështetja e qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit. Po ashtu dua t'ju garantoj se më shumë do të vazhdojmë të bëjmë sa i përket trajtimit të duhur financiar. Në korrik kemi një rritje të pagës, por ju garantoj se do të bëj më shumë sa i takon këtij trajtimi financiar për çdo punonjës policie.

Shumë faleminderit dhe na vaftë mbarë se të gjithë biem dakord se Vlora është një kryeqytet i rëndësishëm për turizmin dhe numrit të konsiderueshëm të vizitorëve të huaj që presim në këtë qytet!", nënvizoi ministri Balla.

Drejtuesi lokal i Policisë foli mbi masat për garantimin e sezonit.

"DVP Vlorë i ka marrë të gjitha masat, në bashkëpunim me Drejtorinë e Kufirit, si në tokë edhe në det. Besoj se do të kemi një sezon të qetë. Kemi bashkërenduar punët dhe pushtetin vendor, Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, e çdo gjë do të shkojë mirë", konfirmoi drejtori DVP Vlorë, Ermal Muça.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja