Balla: Modeli Blushi nuk na duhet 
shkeli statutin më shumë se kushdo 

Balla: Modeli Blushi nuk na duhet <br />shkeli statutin më shumë se kushdo 
Deputeti socialist, Taulant Balla i është përgjigjur kolegut të tij Ben Blushi, sa i takon 8 propozimeve të këtij të fundit për ndryshime në statut. Sipas Ballës, propozimet e Blushit janë aktualisht pjesë e statutit të PS-së. 

I pashë "propozimet" që kolegu ynë Ben Blushi tha se janë propozimet e tij për ndryshime në Statutin e Partisë. Nuk po merrem me formën dhe përmbajtjen e tyre sot. Por, nuk mund ta fsheh që jam i habitur, po jo edhe aq shumë, që Ben Blushi nuk e paska lexuar deri më sot statutin aktual të partisë sonë. Treçereku i atyre që shoku Blushi kërkon në gjoja platformën e tij për reformim të PS, janë në statutin aktual të partisë”-shprehet Balla.

Sipas tij, Ben Blushi është deputeti që e ka shkelur më shumë se kushdo statutin e partisë, duke braktisur zonën e tij zgjedhore. 

Kjo duhet të jetë edhe arsyeja që Blushi e ka shkelur statutin më shumë se çdo deputet që unë njoh, sepse është i vetmi deputet që ka braktisur fushatën e zgjedhjeve dhe ka dalë hapur kundër kandidatëve të Partisë Socialiste. Po ashtu është i vetmi deputet që s'ka mbajtur asnjë lidhje me socialistët e zonës ku ka dalë deputet dhe i vetmi deputet që ngre zërin në parlament vetëm për t'u bashkuar me korin e Saliut kundër qeverisë. Ben Blushi thotë se di ta bëjë më mirë punën se të gjithë ne dhe duhet të jetë kryetari ynë, por deri tani ka treguar vetëm se di ta dëmtojë punën tonë më shumë nga të gjjthë ne! Zor se PS ka nevojë për modelin që na ofron Ben Blushi. Megjithatë në PS ka vend për të gjithë dhe ka forume që vendosin për të gjitha.”-shprehet Balla.

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'