TIRANË – Deputeti socialist Taulant Balla i përgjigjet flakë për flakë, akuzave të deputetëve të PD-së dhe opozitës për mungesë transparence në paraqitjen e Programit të Qeverisjes, duke publikuar, procesverbalin e plotë të Seancës Plenare të datës 9 shtator 2005, kur u prezantua Programi i Qeverisë " Berisha".
“Në këtë seancë,”- shkruan Balla në Fb, - “grupeve parlamentare - opozitës - iu la vetëm një gjysëm ore kohë për për paraqitjen e pyetjeve. Seanca filloi në orën 17.00; Kryeministri mbajti fjalën e tij dhe në orën 20.00 filloi debati parlamentar për Programin e Qeverisë.”
“Dy te komanduarit e PD-së, Paloka dhe Basha,”- shprehet ai, - “nuk dinë cfarë kërkojnë se në vitin 2005, Jozefina Topalli la vetëm një gjysmë orë kohë për përgatitjen e pyetjeve nga opozita," - dhe Balla pasqyron më poshtë, rregulloren e Kuvendit dhe procesverbalin e seancës parlamentare të datës 9 shtator 2005.
BALLA: JA ÇFARE THOTE RREGULLORJA E KUVENDIT TE REPUBLIKES PER PROGRAMIN
"Për të sqaruar opinionin publik," - nënvizon Balla në vijim, - "në radhë të parë po citoj Rregullore e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Neni 110, “Miratimi i programit politik dhe i përbërjes së Këshillit të Ministrave”:
1. Data e seancës plenare për miratimin e programit politik dhe të përbërjes së Këshillit të Ministrave, në zbatim të nenit 97 të Kushtetutës, përcaktohet nga Kryetari i Kuvendit në marrëveshje me Kryeministrin.
2. Programi politik i Këshillit të Ministrave dhe përbërja e tij paraqiten në Kuvend nga Kryeministri.
3. Pas paraqitjes së programit politik, çdo deputet dhe grup parlamentar ka të drejtë të paraqesë pyetje për Kryeministrin.
4. Pas përgjigjeve të pyetjeve, Kryetari i Kuvendit deklaron hapjen e debatit për programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Koha e debatit përcaktohet nga Konferenca e Kryetarëve, në përputhje me nenin 48 të kësaj Rregulloreje. Në përfundim të debatit, pas fjalës së kryetarëve të grupeve parlamentare, ka të drejtë të flasë Kryeministri jo më shumë se 10 minuta. Votimi nga Kuvendi i përbërjes dhe i programit politik të Këshillit të Ministrave bëhet sipas nenit 58 të kësaj Rregulloreje.
Pra, siç edhe kuptohet nga Rregullorja, thirrja e seancës është krejtësisht e bazuar në të. Një moment tjetër është tradita apo precedenti,"- sqaron ai.
"JA PROCESVERBALI I DATES 9 SHTATOR 2005, 30 MINUTA IU DHANE OPOZITES PER PROGRAMIN E BERISHES"
"Më poshtë, po bëj publik procesverbalin e Seancës Plenare të datës 9 Shtator 2005; atëherë prezantohej dhe miratohej Programi dhe Qeveria e Sali Berishës, pas rotacionit politik të vitit 2005,"- thekson Balla në vijim.
"Në këtë seancë, grupeve parlamentare - opozitës - iu la vetëm një gjysëm ore kohë për për paraqitjen e pyetjeve. Seanca filloi në orën 17.00, mbajti Kryeministri fjalën dhe në orën 20.00 filloi debati parlamentar për Programin e Qeverisë.
SEANCË PLENARE IV
E premte, datë 9.9.2005, ora 17.00
Drejton seancën Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli
Jozefina Topalli: Të nderuar deputetë, të ftuar të pranishëm!
Siç ishte lajmëruar, në bazë të nenit 110 të Rregullores, sot është thirrur seanca për të shqyrtuar dhe për të miratuar programin e Qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave.
Fillojmë me paraqitjen e programit politik të Qeverisë për periudhën 2005-2009. Do të kemi pyetje rreth programit të Qeverisë, siç ramë dakord në Konferencën e Kryetarëve, rreth gjysmë ore për të depozituar pyetjet, meqenëse tashmë ato janë të përgatitura, sepse programi është dorëzuar dy ditë përpara.
Pas kësaj gjysmë ore do t'i jepet përafërsisht një orë kohë kabinetit për t’u përgatitur për t’ju përgjigjur pyetjeve.
Do t’ju përgjigjen pyetjeve dhe menjëherë do të fillojmë nga debati për të cilën është vendosur, me kërkesën e Kryetarit të opozitës, që të ketë një kohë prej katër orësh.
Në fakt në rastet preçedente ne kemi pasur një orë e gjysmë ose dy orë, por ne jemi plotësisht dakord për t’i dhënë të gjithë kohën e duhur opozitës, gjithë kohën e nevojshme dhe të kërkuar për të diskutuar, duke e parë këtë si një moment serioziteti për programin e Qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave.
Me miratimin e grupit parlamentar të maxhoranës u arrit me marrëveshje që nga tetë orë që ishte menduar të zbritet në gjashtë orë, ndërkohë që grupet e tjera parlamentare do të kenë në dispozicion të tyre nga një gjysmë ore.
Më lejoni tani që t’i jap fjalën Kryeministrit të dekretuar, zotit Sali Berisha për paraqitjen e programit të Qeverisë së tij të periudhës 2005-2009.
Sali Berisha: Të nderuar deputete e deputetë... (vazhdon fjala e Kryeministrit).
Jozefina Topalli: Siç ramë dakord dhe siç e theksuam edhe në fillim në paraqitjen e rendit të ditës, ka një gjysmë orë kohë për paraqitjen e pyetjeve nga grupet e ndryshme parlamentare. Besoj se një orë do të jetë e mjaftueshme për Qeverinë e re për t’u përgatitur dhe për të filluar përgjigjen e pyetjeve. Në orën 20.00 hapim sërish seancën për të filluar debatin, ndërkohë që emrat janë depozituar. Seanca mbyllet për t’u rihapur në orën 20.00.
Jozefina Topalli: Të nderuar deputetë, rihapim séancën!
Kjo seancë do të fillojë me përgjigjet e pyetjeve të adresuara Qeverisë për programin dhe do të vazhdojë me nisjen menjëherë pas përfundimit të përgjigjeve me debatin, sipas listave të folësve dhe minutazhit të depozituar në sekretari.
Ka pasur një numër shumë të madh pyetjesh. Natyrisht, nganjëherë ka pasur kohezion dhe përsëritje. Ministrat, sipas linjës së tyre ministrore, do t’u përgjigjen pyetjeve të drejtuara atyre.
Fillojmë përgjigjen me zotin zëvendëskryeministër, zotin Ilir Rusmajli. Menjëherë pas përfundimit të përgjigjeve, fillojmë me debatin. Listën e kemi përpara, sipas radhës së përcaktuar nga grupet dhe minutazhet do të vazhdojnë deri sonte vonë."
Këtu përfundon mesazhi që deputeti socialist Balla ka publikuar përkundër reagimit të ashpër të PD-së dhe aleatëve të saj për mungesë transparence nga ana e mazhorancës që do qeverisë vendin në paraqitjen dhe diskutimin e Programit qeverisës. Sot, ata kërkuan shtyrjen e diskutimit të këtij dokumenti nesër në Kuvend, pasi sipas tyre, koha është e pamjaftueshme.
Protesta e opozitës nisi me kundërshtimin e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Palokë; vijoi me atë të të gjithë koaliacionit të partive të djathta parlamentare kryesuar nga Lulzim Basha dhe u mbështet nga ish-Kryeministri Berisha dhe ish-Kryetarja e Kuvendit, Topalli.

(Pjesë nga shënimi i deputetit Balla në profilin e tij në Fb)
Redaksia online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com