Balla në Fushë Krujë: Ja si do të
evidentohen dëmet për çdo familje

Balla në Fushë Krujë: Ja si do të<br />evidentohen dëmet për çdo familje<br>
Kreu i grupit parlametarë të PS-së, Tulant Balla ishte i pranishëm sot në Fushë Krujë në një takim me banorët, për të parë nga afër situatën e krijuar pas përmbytjeve.

Balla bashkë me deputetët, në takimin me drejtues të pushtetit vendor diskutuan edhe mbi procesin e evidentimit të dëmeve për çdo familje të dëmtuar nga përmbytjet.

Çdo familje do të duhet të plotësojë 3 formularë: një për dëmet e orendive shtëpiake, një për dëmet në ekonominë familjare bujqësore e blektorale dhe një për dëmet në strukturën e banesës”, tha Balla.

Në Fushë Krujë uji tashmë ka filluar të largohet, por ka lënë pas dëme të shumta në banes e biznese.

 

 

Redaksia Online
J.Sh shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato