Ministri i Brendshëm, gjatë takimit me strukturat drejtuese të Policisë së Durrësit, u ndal tek problematikat e komunikimit me qytetarët.
Balla kërkoi që kryesisht punonjësit e Qarkullimit Rrugor të kenë etikë dhe ndëshkimi të mos jetë qëllim në punën e tyre.
"Policia Rrugore nuk është gjahtare shkelësish. Nëse një drejtues automjeti nuk ka të vendosur rripin apo përdor telefonin e lëvizshëm gjatë drejtimit, përpara se t’i kërkoni dokumentet, është detyrim të përshëndeteni me qytetarin, pyteni çfarë halli ka që e shtyjnë të shkelë rregullat e qarkullimit rrugor, duke rrezikuar veten e të tjerët. Pra ajo që për ne ka rëndësi është siguria rrugore, është edukimi apo ndërgjegjësimi. Nuk është gjoba, qëllimi. Asnjë rast nuk është njësoj me tjetrin. Nuk më interesojnë “sukseset” e gjobave, por bindja e përgjithshme e qytetarëve se duhen zbatuar rregullat, jo pse është një punonjës i policisë rrugore pas kthesës, por sepse kështu mbrojmë jetë njerëzore", tha Balla.
Durrësi është qyteti me flukset më të larta të pushuesve vendas e të huaj, e për këtë Policia e Shtetit në koordinim me strukturat e tjera shtetërore kanë përgjegjësi kyçe për sigurinë në vijën bregdetare.
Lufta kundër kultivimit të narkotikëve mbetet një tjetër prioritet, theksoi ministri Balla nga Durrësi.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë takimit me strukturat drejtuese të Policisë Vendore të Elbasanit deklaroi se forcat e rendit duhet të qëndrojnë vetëm në krahun e qytetarëve.
"Jam këtu për t’ju udhëhequr, duke ju dëgjuar, duke ju mbështetur dhe do të zbres vetë të kërkoj përgjegjësinë në çdo zyrë e Komisariat. Kërkoj nga ju angazhim si asnjëherë më parë në Elbasan në luftën kundër krimit. Veshi i shurdhër dhe syri qorr, heshtja bashkëfajtore me të 'fortët' e lagjes dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i Policisë kundër tyre, është kundërvënie ndaj shtetit", theksoi Balla.
Sipas tij, çdo drejtues apo punonjës në rolin bazë që tradhëton Policinë në misionin e saj, nuk do të ketë vend në radhët blu.
"Kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të shkuar përtej vetes, duke e rritur kontributin për kauzën e përbashkët, do ta ketë të pamundur të qëndrojë në pozicionin që ka në Policinë e Shtetit", deklaroi ministri i Brendshëm Balla.
-
Z.Balla,mos ngatero ndergjegjesimin me zbatimin e rregullave./Pershendet qytetarin para se t'i kerkosh dokumentat,pyete cfare halli ka, qe e ka bere te shkeli rregullat/-thote Balla! More zoteri po orienton police,apo kamariere?! Ketu ku jetoj une, policia te jep sinjalin me drita e alarm te kalosh anash e te ndalosh,te thote te ulesh xhamin e te mbash duart ne timon deri sa te te orientoje per veprimet e metejshme si dokumente etj dhe duhet t'i thuash cfare veprimesh do te besh me shume miresjellje e qetesi,se ndryshe o te /trajtojne/ sic dine ata,ose te dredhin me korrent,ose te zbrazin revolverin persiper.Polici si e jona te ben te harrosh hallet qe mund te ndikojne ne shkeljen e rregullave,kurse ne Shqiperi ndodh e kunderta.
Përgjigju -
PO ÇA HALLI KAN.... I PUNO MRAPSH TRUNI MADH E I VOGEL.... SI PUNA JUTE O MINISTRUC.... SKA PSE ME E PYT POLICI FARE, SEPSE PERGJIGJA ME SHPESHT ASHT " JAM MIKU T.BALLES. S.TAHIRT B.CUCI SLEN QEN E MACE PA PERMEN.... POLICI RRUGORES ASHT KONSTATUS DHE CA KOSTATO I JEP ME PROÇES VERBAL SI NE TE GJITHA VENET E EU, KA TE DREJT TE JAPI DHE GJOBE ME VLERE ZERO SI PARLAJMERIM.... PO DUKET SE I PASKE HYP KARRIKES MRAPSH ENE TI. PASKE VUJT PER PAK KARRIKE.... O BONE SI TAHIRI NE VAKT.... PER DITE NE TV...
Përgjigju-
TH SHOW MUST GO ON....
-
-
Nje foto nje mije fjale. Sa turp.
Përgjigju -
Skender Hita është polici më i mirë në republikë!
Përgjigju-
Hajduti me i mire ne republike doje te thoje
-
-
Zoti Balla! Keto policet qe paguhen me taksat tona,mshifen neper ferra vetem per te zene keq perte zhvatur ndonje lek se ju duhen per pushime!se 15 diteshat e pushimeve vjetore nuk i njofin fare,dhe nuk kane interes per ti marrur!
Përgjigju








Komente
Komento