Balla në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian: Janë goditur 61 grupe kriminale, me EUROPOL 16 skuadra të përbashkëta hetimore

Brenda një viti, Policia e Shtetit ka goditur 61 grupe kriminale dhe organizuar 129 operacione ndërkombëtare me agjencitë partnere. Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) mbi ecurinë e reformave në kuadër të Procesit të Berlinit, prezantoi disa nga rezultatet vjetore të punës së Policisë, çka përkon edhe me periudhën e tij, të marrjes së detyrës. 

“Një vit nga dita kur mu besua detyra, Policia ka ndërmarrë 1,251 operacione kombëtare, pa përfshirë 129 operacione me partnerët ndërkombëtare, 13 janë megaoperacione që kanë vendosur para ligjit 7,934 shtetas. Janë goditur 61 grupe kriminale. Janë zhvilluar operacione të përbashkëta me agjenci të huaja, si me policinë italiane, agjencitë britanike, me DEA apo agjenci të tjera në SHBA, bashkëpunimin e fortë me Policinë gjermane dhe mbështetjen e fortë që jep, Spanjën, Francën. Sapo u përfundua një operacion nën drejtimin e SPAK, kundër trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”, informoi ministri në Këshill. 

Më tej Balla tha se me EUROPOL janë funksionale 16 skuadra të përbashkëta për procedime të përbashkëta, ndaj grupeve kriminal në fusha si trafik narkotikësh, kalim të paligjshëm të kufirit, falsifikim, pastrim të produkteve kriminale etj.  Ai vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer të Policisë së Shtetit me SPAK dhe Prokuroritë e Juridikut të Përgjithshëm, pa mbështetjen e të cilëve, tha Balla, nuk do të ishim në revansh të shtetit kundër paligjshmërisë dhe goditjes së paligjshmërisë

“Janë të panumërta operacionit, dua të nënvizoj forcimin e bashkëpunimin dhe rritjen e besimit të agjencive partnere ndaj PSH, flas për Interpol, është historike që mbajti konferencën europiane në Tiranë në Qershor. Gjatë periudhës që jam Ministër dhe thirrur për të raportuar, kemi një ulje të numrit të vrasjeve me natyrë kriminale në vend, më e ulëta në këto 33 vite.

Dua të shpreh gjithë angazhimin për ta intensifikuar, si indikator i rëndësishëm i punës së PSH dhe rritjen e indikatorëve të sigurisë në vend. Kjo lidhet edhe me imazhin e Shqipërisë, e bashkë ndajmë në këtë tryezë besoj, se një prej arsyeje që të huajt zgjedhin të vijnë në Shqipëri, është edhe siguria publike. Sondazhet e fundit, mbështetur nga UNDP, për besimin e publikut e rendit Policinë  e Shtetit në krye të institucioneve të besuara nga qytetarët me një rritje të dukshme krahasuar me vitet pararendëse” deklaroi kreu i MB-së. 

Luftën kundër krimit të organizuar, e renditi si objektiv strategjik, për goditjen e të gjitha formave të veprimtarive kriminale me fokus luftën kundër prodhimit trafikimit dhe shpërndarjen lëndëve narkotike, goditja e trafiqeve të paligjshme në bashkëpunim me agjencitë e partnerët vendas apo të huaj.

“Nuk mund të mos përmend, një prej objektivave kryesore si Ministër i Brendshëm, me zbatimin në territor të një Pakete Sigurie në Shkolla që ka sjellë rezultate, rritjen e prezencën së PSH në shkolla. Gjatë zbatimit të operacioneve kombëtare “Tempulli 1 & 2”, kundër drogës, janë 3,080 persona të arrestuar në këtë një vit.  Fokus i veçantë është tek identifikimi dhe arrestimi i personave në kërkim, janë 209 shtetas të ndaluar për veprimtari kriminale, njëri prej tyre sapo është ndaluar. 

Lufta kundër kultivimit të kanabisit po vijon një aksion kombëtar, falë edhe mbështetjes së Ministrisë së Mbrojtjes me infrastrukturën e tyre, duke përdorur dronët ‘Bayraktar’ në fushën e kultivimit të narkotikëve dhe krime të tjera mjedisore. Kemi 121 procedime me 265 autorë të arrestuar. I bëj me dije çdo qytetari të këtij vendi që viti 2024 është viti për t’i dhënë fund qasjes dhe çdo lloj tentative për kultivim të kanabisit”, apeloi Balla. 

Fokus sipas tij, mbeten parandalimi i ngjarjeve kriminale. Policia numëron 169 ngjarje të parandaluara. Më tej, armëmbajtja pa leje mbetet objektiv kryesor i punës.

“Kuvendi duhet të marrë një rol më proaktiv, sa i përket mesazheve që duhet të japim tek qytetarët për një fushatë kombëtare për dorëzimin e armëve pa leje, të cilat janë burim kryesore i ngjarjeve të rënda kriminale”, nënvizoi Ministri.  

Duke raportuar tek anëtarët e Këshillit, Balla theksoi se  janë lehtësuar proceduarat e kalimit kufitar me vendet fqinje.

“Në 6 muaj kanë kaluar 6.8 milion shtetas dhe kanë përfituar nga ky regjim 4.5 milion shtetas, sidomos nga Kosova. Po zbatojmë 19 marrëveshje e protokolle me Kosovën, për kalimet kufitare. Në të gjitha PKK me Kosovën kemi lehtësuar lëvizjen, kur mbajnë shtetësi të Shqipërisë apo Kosovës. Angazhimi është që ky regjim të shtrihet përtej sezonit turistik, mes dy vendeve”, tha ministri i Brendshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:55
Tabaku në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian: Procesi i Berlinit i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Europian foli në lidhje me procesin e Berlinit dhe integrimin europian, si një proces i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Tabaku shprehet se ky proces është ideuar si një urë tjetër në fushën e bashkëpunimeve dhe fuqizimit të lidhjeve institucionale midis vendit tonë dhe BE-së.

“Procesi i Berlinit u ideua si një urë tjetër bashkëpunimi dhe fuqizimi të një lidhje fizike por që duhet të ishte edhe institucionale mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Procesi, kishte idenë dhe buronte nga filozofia e ofrimit tek vendet e Ballkanit Perëndimor jo vetëm të granteve dhe mundësive për zhvillimin infrastrukturor por edhe si një mundësi për të fuqizuar edhe më shumë institucionet demokratike të vendit. Në pak fjalë Procesi Berlinit është një proces integral i Integrimit Europian”,- tha Tabaku.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion