'Rrisim sigurinë publike e rrugore përmes sistemit të kamerave e inteligjencës artificiale', Balla në Komisariatin e Kamzës: Do ndjekim persona me aktivitet kriminal
Rakip Suli dhe Taulant Balla në Komisariatin e Kamzës
Në bashkinë e Kamzës është ngritur e ka nisur funksionim një sistem i plotë i monitorimit të territorit me kamera, të cilin e ka në përdorim Policia e Shtetit për të rritur parametrat e sigurisë.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, kryetari i Bashkisë Rakip Suli dhe drejtues të lartë e vendor të Policisë panë nga afër Sallën Operative ku monitorohen pamjet e kamerave.
Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj shpjegoi se kamerat e instaluara lexojnë gjithashtu targat e mjeteve, kur janë ‘alert’ apo i përkasin një mjeti tjetër.
Ministri Balla tha se duhet mbyllur e plotësuar sistemi i vëzhgimit të perimetrit të shkollave.
”Kemi rënë dakord dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që investimi që pritet të fillojë vitin e ardhshëm edhe aty, pastaj e kemi të thjeshtë të integrojmë Tiranën e Kamzën, sepse persona me aktivitet kriminal spostohen në Kamzë dhe anasjelltas, e me këto kamera kemi mundësi ti ndjekim. Pastaj të vijojmë më Durrësin, Vlora e ka ndërkohë sistemin të implementuar. Duhet që në një kohë të shkurtër, një mjet në kërkim ta dedektojmë në cilën pjesë të territorit ndodhet. Rrugët kombëtare po bashkëpunojmë ne ARRSH, të kenë kamera. Sa i përket perimetrit të sigurisë në shkolla, kamerat janë ndihmesë e madhe”, u shpreh Balla.
Shefi i Komisariatit të Kamzës Oliger Torba informoi se prej 20 ditësh, bazuar në urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të PSH po bëhen mbivendosje e shtesë të disa kamerave brenda perimetrit të sigurisë në shkolla.
Eksperti shpjegoi se sistemi dedekton edhe zhurmat si dhe njoftimin për gjobat.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku konfirmoi se investimi i Bashkisë Kamzë është më i miri për monitorimin në shkallë vendi, që i shërben më së miri banorëve dhe përfshin nivelin e sigurisë ku kontribuojnë të gjithë aktorët dhe faktorët.

B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
38.3%
-
Jo
55.1%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 274
Lajme të tjera
-
Balla takim me komisionerin Varhelyi: BE vlerëson maksimalisht arritjet e Shqipërisë në sfidat e trafikimit të paligjshëm të trafikantëve
28 Nëntor, 16:10
-
Përgjimet që tronditën policinë/ Gazetari Dema: 70 efektivë hetohen nga SPAK! Ka shefa që janë dorëhequr! Hajdari: Duhet operacion i pamëshirshëm
27 Nëntor, 21:44
-
Dhunë e urrejtje në Tik-Tok, sherret përfundojnë në rrugë! A duhet të ndalohet si aplikacion? Flasin të rinjtë: Të shtohet kontrolli
27 Nëntor, 20:29
-
Balla në Londër takon drejtuesit e agjencisë britanike kundër krimit: Bashkëpunojmë për gjurmimin e aplikacioneve ‘Enrochat’ dhe ‘sky’
27 Nëntor, 17:30
-
Ministri i Brendshëm vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, takim me ministrin për Emigracionin, Robert Jenrick
27 Nëntor, 14:32
-
Përgjimet/ Europol i dorëzon Shqipërisë listën e policëve me SKY e EncroChat, bashkëpunojnë me grupet kriminale! Në janar-nëntor u arrestuan 69 efektivë
26 Nëntor, 15:43
-
Zhbllokohen gradat në Policinë e Shtetit, hapet gara! 572 vende vakante nga ‘drejtues i parë’ te ‘komisar’
26 Nëntor, 14:26
-
Paketa e Sigurisë, ministri i Brendshëm: Kontrolluam 300 çerdhe dhe kopshte private në gjithë vendin! Nën hetim 129 pronarë të tyre
25 Nëntor, 11:56
-
Prezantohet kreu i ri i AMP-së Florian Sulejmani! Balla: Nivel i ri vetëpastrimi! Policët që përdorin aplikacionet e koduara dhe e fshehin do të përjashtohen
24 Nëntor, 17:14
-
Paketa e Sigurisë në Shkolla, Balla nga gjimnazi ‘Petro Nini’ kërkon bashkëpunimin e nxënësve: Denoncojini personat që u ofrojnë drogë pranë shkollave
23 Nëntor, 09:43
-
Rrugët e qytetit të Kukësit me gropa, bashkia nuk investon! Banorët: Në dimër tek ‘lagjja e re” kalohet vetëm me çizme
22 Nëntor, 18:59
-
'Puro shqiptar', trajneri Sylvinho pranon të marrë pasaportën shqiptare (VIDEO)
22 Nëntor, 16:44