Balla në Lezhë për analizën e policisë, flet dhe për zhdukjen e Ervis Martinajt: Plan pune për zbardhjen e vrasjeve të vjetra

Ministri i Brendshem Taulant Balla, mori pjesë në analizën vjetore të Drejtorise Vendore te Policise në Lezhë. Në perfundim të takimit ku ishin të pranishëm dhe përfaqësues të lartë të Policisë së Shtetit, Ministri Balla foli për situatën problematike të krijuar nga ngjarjet kriminale në këtë qark.

Duke u ndaluar tek vrasjet pa autor të viteve dhe muajve të fundit, Ministri i Brendshem tha se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete në zbardhjen e këtyre krimeve, ndërsa vëmendje e shtuar do ketë dhe ndaj fenomenit të gjakmarrje që ka prodhuar pjesën më të madhe të këtyre ngjarjeve me viktima. 

I pyetur nga gazetarët në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, çështje që është në hetim nga prokuroria e Lezhes ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se policia e shtetit ende nuk ka një përgjigje në lidhje me këtë çështje. 

Në analizën vjetore të Drejtorise Vendore te Policise në Lezhë u vu theksi dhe tek siguria rrugore e cila mbetet problem, per shkak te numrit te larte te aksidenteve me viktima dhe te plagosur.

Pronocimi i plote 

Pyetje: Sapo përfunduat analizën e vitit 2023 në Drejtorinë e Lezhës problematike për sa i përket ngjarjeve kriminale kohëve të fundit. Çfarë u evidentua?

Ministri Balla: Lezha është një prej destinacioneve më të rëndësishme turistike dhe detyra jonë është që të garantojmë një sezon turistik të sigurtë dhe përpjekjet dhe përgatitjet fillojnë që tani në Janar në mënyrë që të garantojmë jo vetëm në Shëngjin, por në të gjitha pikat turistike të këtij qarku të kemi  një prezencë të shtuar. Forca kombëtare e sigurisë do të jetë një mbështetje e rëndësishme për ta garantuar këtë standard të ri të sigurisë publike përgjatë sezonit turistik. Një prej problematikave dhe sfidave tona mbetet pjesa që lidhet me parandalimin e ngjarjeve rrugore edhe sot kemi pasur një ngjarje të rëndë me një humbje jete. Kam marr informacionin nga drejtori i qarkut dhe më rezulton se është një aksident i pakuptimtë po të kesh parasysh në një rrugë të drejtë dhe të humbjes së kontrollit të mjetit dhe për pasojë këtë ngjarje të rëndë rrugore. Ne do të vazhdojmë të rrisim përpjekjet tona për të garantuar më shumë siguri në rrugë. Jemi duke bërë diskutimet dhe studimet përkatëse për të rritur monitorimin e rrugëve me më shumë teknologji që lidhet jo vetëm me radarët, poliscanët, makinat inteligjente, por thirrja ime këtu nga Lezha është ndaj drejtuesve të mjeteve, ndaj ju lutem, ju lutem respektoni rregullat e qarkullimit rrugor është e papranueshme shkelja në mënyrë të qëllimshme, qofshin hyrjet në rrugët kryesore nga rrugët dytësore, qoftë mosdhënia e përparësisë në pikat e kryqëzimeve apo rrethrrotullimeve, na sjellin shumë ngjarje të rënda dhe incidente rrugore.

Pa harruar këtu dy sfida të tjera që i ka DVP Lezhë, njëra lidhet me numrin e lartë të personave në kërkim ku duhet një plan pune i ri për t’i gjetur dhe vendosur para drejtësisë, sikurse dhe zbulimi i ngjarjeve të rënda kriminale me pasojë humbjen e jetës ku besoj që do të kemi rezultate të shpejta për të shkuar në zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale që kanë ndodhur në këtë qark. Por dhe zbulimin e një numri të konsiderueshëm ngjarjesh të vjetra për të cilat kemi tashmë një plan pune në këtë drejtori.

Pyetje: Në qarkun e Lezhës janë 228 familje në konflikte gjakmarrje dhe hasmërie. A mendoni se duhet të ketë një vëmendje të shtuar ndaj këtij fenomeni?
Ministri Balla: Janë 45 ngjarje kriminale nga viti 2005 e këndej, me vrasje, për të cilat, sikurse ju informova, kemi një plan pune për to, sepse këto ngjarje të vjetra janë burim për ngjarje të reja. Të paktën historia këtë ka treguar dhe na ka mësuar. Dhe është në detyrën e DVP Lezhë, kemi bërë një bisedë edhe me drejtuesit e prokurorisë për një hetim të thellë. Dhe detyra e policisë për të parandaluar ngjarje të reja kriminale, që burojnë nga këto ngjarje të vjetra.

Pyetje: Në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, gjatë ditëve të fundit janë ndaluar një sërë personash por janë lënë sërish të lirë. A e shihni si një problem të policisë që nuk çon prova apo të sistemit të drejtësisë?

Ministri Balla: Jo, e para, nuk është kështu! Prokuroria është në vendimmarrjen e vet për të dhënë masa të tjera sigurie përveç masës së sigurisë “arrest me burg”. E rëndësishme është që prokuroria, për të gjitha rastet, ka dhënë një masë të caktuar. Kjo lidhet edhe me kapacitetet që kemi. Por unë nuk kundërshtoj, përkundrazi, as nuk i komentoj vendimet e prokurorisë për të dhënë masa të tjera sigurie, alternative. Kjo është një gjë e mirë. E rëndësishme është që prokuroria e ka konsideruar punën e policisë, të bazuar në kod dhe e rëndësishme është që ne vazhdojmë punën për ta goditur këtë fenomen. Besoj që biem dakord me të gjithë qytetarët e Lezhës apo gjithë Shqipërisë që fenomeni i shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave duhet goditur çdo ditë. Dhe e kam thënë që prej ditës së parë, vazhdoj ta mbështes që kjo është një punë sistematike. Nuk është diçka që bëhet në mënyrë periodike, por në mënyrë të përditshme.

Pyetje: Në Kurbin, shumë ngjarje kanë qenë të lidhura edhe me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, por deri tani kemi pasur vetëm sekuestro pasurie. A keni ju një përgjigje për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj?

Ministri Balla: Unë e kam thënë që kjo mbetet një gur peshe i rëndësishëm sa i përket llogaridhënies sonë ndaj publikut dhe ligjit. Besoj që nuk do të jetë e largët dita kur do të kemi edhe një komunikim së bashku për këtë çështje.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Prenga: 30/01/2024 04:56

    Flet dylberi per pllane e pune per te zbardhur kush vrau kriminelet e tropoxhes apo lezhshkodres. Porse zero psh per Artan Santo, Skerdilajd Konomi, e Isa Copa. Vetem me kriminelet interesohen.

    Përgjigju
  • Turi: 29/01/2024 16:21

    Zoti minister pse nuk e largoni drejtorin e pergjithshem ? Ju e dini sh mire me cfare keni te beni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë