Balla-Nishanit: Mos ano politikisht
edhe me dekoratat e eurodeputetëve

Balla-Nishanit: Mos ano politikisht<br />edhe me dekoratat e eurodeputetëve
TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar sot me anë të një statusi në faqen e tij në Facebook, në lidhje me dekoratën e dhënë nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani për ish-eurodeputeten Doris Pack. Për Ballën edhe në dekorimet që bën presidenti ndjek linjën e bindjeve të djathta duke dekoruar eurodeputetë të djathtë. Balla i bën thirrje presidentit që të mos jetë i njëanshëm, por të vlerësojë ashtu siç duhet edhe  eurodeputetë të së majtës evropiane.
 
Propozimin për dekorimin e zonjës Pack e kishte bërë disa kohë më parë deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo me motivin e kontributit që zonja Pack ka dhënë në procesin e integrimit të Shqipërisë në strukturat evropiane. Ajo u dekorua me medaljen “Gjergj Kastriot Skënderbeu”
 
Ja edhe statusi i plotë i Taulant Ballës në faqen e tij në Facebook
Sot u njoha me lajmin e ardhur nga Presidenca se Presidenti ka dekoruar me medaljen e Skënderbeut, ish-eurodeputeten Doris Pack, e cila prej vitit të shkuar nuk është më në Parlamentin Europian. Urime zonjës Doris Pack. Por zotit President do t'i drejtoja një pyetje. Përse nuk menduat të dekoroni edhe një ish-eurodeputet tjetër, i cili gjithashtu prej shumë vitesh ka ndjekur nga afër Shqiperinë dhe e ka mbështetur procesin e integrimit europian të vendit tonë siç është Hannes Sëoboda? Apo ju zoti President nuk dekoroni përfaqësues të së majtës europiane? Apo edhe dekoratat miratohen në PD? Besoj të gjithë e mbajnë mend zoti Sëoboda, i cili sigurisht ishte shumë më i ekuilibruar sesa zonja Pack, por si austriak dhe si një europeist i betuar, gjithmonë ka shfaqur ndjenja pozitive ndaj Shqiperisë. Mendova për zotin Sëoboda, për të ruajtur ekuivalencën si ish-eurodeputet. Por ndoshta mund të kishit gjetur edhe eurodeputetë aktualë nga e majta europiane si Martin Schulz, Gianni Pittella, Tanja Fayon etj. Pra do të ishte mëse normale që kur dekoroni një ish-perfaqësues të së djathtës europiane, mund të përzgjidhnit edhe një përfaqësues të së majtës europiane. Zoti President, të paktën me dekoratat, mund të silleni i ekuilibruar. Se për të tjerat e kuptojmë që nuk mundeni të ndaheni nga sjellja partizane.


Redaksia Online
(F.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!