Balla: Nuk ka kompani 'offshore' ku
nuk gjendet emri i djalit të Berishës

Balla: Nuk ka kompani 'offshore' ku<br />nuk gjendet emri i djalit të Berishës
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot nga foltorja e parlamentit se nuk ka kompani "offshore", ku nuk gjendet emri i djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“A thua se reforma në drejtësi po pengohet nga djali i Rakip Sulit? Kush është i biri Rakip Sulit që ka penguar reformën... që po ti hysh djalit të Sali Berishës nuk ke kompani 'offshore' që nuk ja gjen emrin”, deklaroi Balla, i cili përmendi edhe filmin që një kompani hollivudiane po realizon, ku pjesë e tij përfshihet si personazh edhe Shkëlzen Berisha, lidhur me ngjarjet e Gërdecit.

Balla tha se kur filmi të dalë në kinema, duhet të shihet nga të gjithë deputetët demokratë.

Ai akuzoi edhe kreun e opozitës, Lulzim Basha si të lidhur me krimin, ndërsa për vendimin e Gjykatës së Lartë, që shpalli sot të pafajshëm Myqerem Tafajn, ish ministër i Arsimit në “Qeverinë Berisha”, tha se u dha nga ajo pjesë e korporatës kriminale që është zgjedhur me pëlqimin e Berishës.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!