Balla: Opozita në Kuvend më 11
Dhjetor, ja arsyet pse kthehet!

Balla: Opozita në Kuvend më 11<br />Dhjetor, ja arsyet pse kthehet!
TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla thotë se opozita do të jetë e detyruar të kthehet në Parlament më 11 Dhjetor, dhe kjo pasi demokratëve i skadon mandati i deputetit pas një periudhe 6 mujore jashtë Kuvendit.
 
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla thotë se është pikërisht ky motiv që do të sjellë opozitën në Kuvend, por sipas tij PD do të justifikohet me një tjetër argument:
 
“Tani Grupi Parlamentar do të kthehet në Kuvend më datë 11 Dhjetor, duke përdorur si argument edhe Këshillin Europian të datës 8 Dhjetor, i cili në vlerësimin për vendet kandidate për në BE, në rastin e Shqipërise do të rikujtojë rëndësinë e dialogut politik mes mazhorances dhe opozitës. Pas mbledhjes së Këshillit, Grupi i PD do vijë në Kuvend më datë 11 dhe do të kërkojë mocione me debat dhe interpelanca. Por arsyeja e vërtetë është skadimi i periudhës 6 mujore për mungesën e pajustifikuar të deputetit në punimet e Kuvendit, që imponon sipas rregullores dhe Kushtetutës humbjen e mandatit. Sepse seanca e fundit kur mund ta shmangin këtë është seanca e datës 18 Dhjetor”, shkruan Balla.

Opozita ka bojkotuar të gjtiha veprimtaritë parlamentare prej muajit korrik, ku mori shkak nga sherri në ambientet e Kuvendit mes deputetëve socialistë e demokratë, konkretisht, Gent Strazimirit me Arben Ndokën dhe Pjerin Ndreu.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë