Balla: Pakti detar, Basha e Berisha
duhet të shkojnë përpara drejtësisë 

Balla: Pakti detar, Basha e Berisha<br />duhet të shkojnë përpara drejtësisë 
Deputeti socialist, Taulant Balla, u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se janë zbardhur fakte të reja që implikojnë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, në paktin detar me Greqinë. Balla tha se ish Kryeministri dhe ish ministri i Jashtëm, i kanë falur vendit fqinj një sipërfaqe të konsiderueshme të hapësirës detare.

Sipas tij, falja e trojeve shqiptare përbën vepër penale dhe për këtë, Basha e Berisha duhet të vihen përpara akuzës. “E kërkova fjalën për të replikuar me liderin zyrtar të qeverisë së vjetër dhe opozitës së tanishme. Ai sot ka pasur një hall të madh sikurse i ka të shpeshta hallet dhe për shkak të moshës. Sot në publik ka dalë një provë e rëndë, që fajëson Saliun e Lulin, për një pak të turpshëm në dëm të Shqipërisë. Sot është momenti për t’i kujtuar Prokurorisë kallëzimin e paktit detar nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në atë kohë ministër Basha. Falja e trojeve shqiptare në këtë marrëveshje është e bazuar si vepër penale në Kodin Penal të Shqipërisë. Ende pas 2 vitesh, ndoshta presin afatin 3 vjeçar të mbylljes së dosjes që Prokuroria nuk po vepron për këtë dosje”, tha Balla.
 
Deputeti socialist kërkoi shpjegime nga Berisha edhe për akuzës e ish shoqëruesit të tij, Izet Haxhia, për djegien e gazetës “Koha Jonë”.

“Sot është bërë publike nga ana e Izet Hazhisë, urdhri personal nga Berisha për djegien e gazetës “Koha jonë” me emër, e persona që do merrnin pjesë në këtë rast. Unë e mirëkuptoj Saliun, sot pa shkak, sot nuk kishin asnjë shkak. Unë nuk e di se pse kanë ikur nga Parlamenti. Ata kanë gjuajtur me lecka, me vezë, me letra, sot kërkesat e tyre janë pranuar, por ikën prape nga parlamenti. Por për çfarë? Ata që sot kanë marrë përsipër të merrnin fjalën për të varfrit, ikën. Prej dje, çdo familje e varfër shqiptarë që s’ka njeri të punësuar, sot marr 110 mijë lekë. Ky ndoshta është shkaku pse opozita iku sot nga parlamenti. Sepse ndoshta nuk kishin çfarë të thoshin”.
 
Gjithashtu, deputeti socialist tha se do kishte dashur që në sallën e Kuvendit të ishte edhe Astrit Patozi, që ta pyeste se pse nuk ia dha votën “pro” Lulzim Bashës gjatë kohës që u zgjodh në krye të PD-së. 

Fjala e plotë e nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla 

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'