Balla paralajmëron Prokurorinë:
S'mund të varrosni dosjen 'CEZ'!

Balla paralajmëron Prokurorinë:<br />S'mund të varrosni dosjen 'CEZ'!<br>
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka vijuar sulmet ndaj Prokurorisë, në lidhje me skandalin ‘CEZ’, teksa deklaron se nuk është paraqitur sot në seancën gjyqësore, në përpjekje për të mbyllur dosjen më të qartë të korrupsionit në këto 27 vite.

Balla shkruan në ‘Facebook’ se Prokuroria nuk u paraqit sot në Gjykatën e Tiranës për të dhënë arsyet se pse vendosi të mos marrë fare në konsideratë një material të shkruar me fakte komprometuese e me emra peshqish të mëdhenj, si Sali Berisha me shokë.

Më tej, ai paralajmëron të gjithë ata që mendojnë se e kanë çuar dosjen ‘CEZ’ për varrim, se e kanë gabim, pasi sipas tij, këto skenarë të vjetër 27 vite me radhë do të marrin fund me drejtësinë që po vjen.

"Prokuroria nuk u paraqit sot ne Seancen Gjyqesore, ne perpjekjen te mbylle nje per dosjeve me te qarta te korrupsionit ne keto 27 vite, skandalit “CEZ”, pa kryer asnje hetim minimal, pa marre ne pyetje asnje te akuzuar, asnje deshmitar, asnje person ne dijeni, pa marre ne konsiderate asnje prej gjetjeve te Raportit perfundimtar te Komisionit hetimor parlamentar.

Prokuroria nuk u paraqit sot ne Gjykaten e Tiranes per te dhene aresyet se pse vendosi te mos marre fare ne konsiderate nje material te shkruar me fakte kompromentuese e me emra peshqish te medhenj si Sali Berisha me shoke dhe te vegjel te dyshuar per krim ekonomik e korrupsion me permasa tronditese, por pasi e mbajti dosjen ne sirtar per pak jave vendosi t’i vendose edhe nje vule ne Gjykate duke kerkuar mbylljen e saj!!!

Por keto skenare te vjeter 27 vite me radhe do te marrin fund me drejtesine qe po vjen dhe qe ka tmerruar politikane prokurore e gjykates te korruptuar! Kurre nuk do ta mbyllin dot dosjen “CEZ”, shembulli flagrant i shperdorimit te detyres, me prova te medha te ryshfetit te qeverise se vjeter diten me diell 7 milione euro ne thes. Kush mendon se e kane cuar dosjen e CEZ-it per ta varrosur, pa asnje lloj procesi minimal hetimor, e ka gabim!", shkruan Balla.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi