Balla:Pasi të pastrojmë drejtësinë
do pastrojmë politikën e korruptua

Balla:Pasi të pastrojmë drejtësinë<br />do pastrojmë politikën e korruptua
Në qytetin e Elbasanit u zhvillua një miting i Partisë Socialiste, ku i pranishëm ishte Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ekipi i kandidatëve për deputetë në këtë qark.
 
Në fjalën e tij, drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla i kërkoi të pranishmëve në këtë takim që t’i mbanin sa më lart flamujt kuq e zi, e dallga kuq e zi të bashkojë Elbasanin me gjithë Shqipërinë për një fitore shumë të madhe të Shqipërisë më 25 Qershor.
 
“Motra dhe vëllezër të Elbasanit, në këto 44 muaj ne shpëtuam Elbasanin nga tymi i plehrave, e shpëtuam nga kanceri që prodhonte tymi i plehrave. Në 44 muajt e tjerë do ta shpëtojmë Elbasanin nga papunësia, sepse me PS dhe Edi Ramën kryeministër ne do të punojmë për Shqipërinë që duam me shtet, punësim dhe mirëqenie.
 
Unë garantoj, bashkë me qeverinë e Edi Ramës, se ne çdo pensionisti i kërkojmë ndjesë për gjithçka që nuk mundëm të bëjmë në këto 44 muaj, por të jeni të sigurt se plot 240 milionë dollarë do të jenë në dispozicion të fondit për pensionet. Ne do të punojmë për bujqësinë; e dimë që duhet të kishim bërë më shumë për bujqësinë, por duhet ta dini se 232 milionë dollarë do të investohen në 4 vitet e ardhshme në bujqësi”,
 theksoi Balla.
 
Duke u ndalur tek rëndësia e reformës në drejtësi, deputeti Balla u shpreh: “Tre ditë më parë ne korrëm një fitore tjetër të madhe për Shqipërinë që duam, se votuam komisionet e Vettingut; e duhet ta dini se pasi të kemi pastruar drejtësinë, ne do të pastrojmë politikën nga politikanët e korruptuar, nga ata që e quajnë veten të paprekshëm. Nuk ka më Shqipëria të paprekshëm, sepse drejtësia që po ndërtojmë është drejtësia e Shqipërisë që duam, është drejtësia që meriton Shqipëria e gjeneratës tjetër. E ne duhet t’i themi kujtdo, pa dallim flamujsh: E shikoni këtë shesh, nuk ka asnjë flamur tjetër, është vetëm flamuri i Skënderbeut, e për flamurin e Skënderbeut nuk ka më parti, po ka vetëm Shqipëria që duam”, tha Balla.
 
Në vijim të fjalës së tij, Balla u shpreh se sot është dita që prej Elbasanit do të bëhet besa e madhe, për ta konsideruar 25 Qershorin ditën e madhe të Shqipërisë.
 
“Edhe pse ne e zhbllokuam Vettingun, edhe pse e futëm reformën në drejtësi në rrugën e duhur, mos harroni asnjëherë, se ata që nuk e duan Shqipërinë janë gati të bëhen përsëri bashkë për ta bllokuar reformën në drejtësi. Sot është dita nga Elbasani që flamurin kuq e zi ta mbajmë lart, jo vetëm në 25 Qershor. Shqipëria nuk do të përkulet më përpara të korruptuarve, por do të jetë gjithmonë e bashkuar rreth flamurit kuq e zi.
 
Në përfundim të fjalës së tij, Balla tha se ka një njeri që ia ka ngritur dinjitetin lart Shqipërisë sonë në krye të qeverisë së Shqipërisë, ai është Edi Rama. “Jemi krenarë për mënyrën si e ka drejtuar dhe si do ta drejtojë Shqipërinë, jo në 4 vitet e ardhshme, por edhe më shumë”
,  përfundoi Balla.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset