Balla: PD bojkotoi zgjedhjet nga
frika e humbjes dhe Vettingu

Balla: PD bojkotoi zgjedhjet nga<br />frika e humbjes dhe Vettingu
Kryesuesi i partisë socialiste në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 18 Qershorit, z.Taulant Balla, ishte sot i pranishëm në takimin e prezantimit të kandidatëve për zonën e Belshit, Musa Ulqini dhe Klodiana Zdrava.
 
Në prani të qindra banorëve të Belshit, të cilët ishin mbledhur në sheshin e rikualifikuar nga projekti i  Rilindjes Urbane, z.Balla i njohu ata me reformat e ndërmarra nga qeveria këto katër vite, si dhe me sfidat dhe projektet për mandatin e dytë qeverisës.
 
Gjatë fjalës së tij  të mbajtur në këtë takim Balla u shpreh se në këtë fushatë zgjedhore ne do të shkojmë në çdo lagje dhe çdo fshat të bashkisë Belsh, sa kohë që të kemi filluar punën për  furnizimin 24 orë me ujë në çdo familje.
 
Ky është një angazhim i cili na mban ne të lidhur dhe na mban të motivuar për të punuar intensivisht”- tha Balla.
 
Në vijim deputeti Balla vuri theksin tek fakti se PS e ka kontratën me popullin dhe nuk e ka as me PD-në dhe as me ndonjë parti tjetër.
 
Më tej duke u ndalur edhe tek bojkoti i zgjedhjeve nga PD, Taulant Balla theksoi se arsyeja pse PD bojkotoi  parlamentin dhe tani po bojkoton zgjedhjet nuk ka të bëjë me atë që dëgjohet përditë nga çadra. Atë e kanë për mbulim.
 
Ata kanë dy arsye shumë të forta- për ata, jo për shqiptarët- pse nuk hyjnë në zgjedhje. Arsyeja e parë është frika nga humbja. Luli e di që Saliu do ta përzërë për në Holandë po të hynte dhe të humbte zgjedhjet, kështu që tha ‘më mirë s’po hyj fare’.
E dyta është frika nga Vettingu. Dhe këtu nuk është më shumë frika e Lulit sesa e Saliut, ose e të dyve bashkë. Të dy kanë shumë frikë nga Vettingu, sepse do të bëjnë të mundur pastrimin e sistemit të drejtësisë nga ata gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, të emëruar politikisht nga ata që drejtuan vendin për 8 vite me radhë nga 2008-2013
”,- u shpreh Balla.
 
Në përfundim të fjalës së tij deputeti Balla tha se populli i Belshit duhet ta dijë se Vettingu i sistemit gjyqësor do të pasohet nga Vettingu i politikës shqiptare.
 
“Do ti japim fund një herë e përgjithmon një aksiome të politikës shqiptare, që politikanët nuk shkojnë në burg dhe nuk dënohen për korrupsion sepse lidhja ndërmjet politikanëve të korruptuar dhe gjyqtarëve të korruptuar ka mbajtur peng zhvillimin e Shqipërise në gjithë këto vite”,- ka mbyllur fjalën e tij Balla.




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com






 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Media: Irani gati për të sulmuar Izraelin! Do ta bëjë para të enjtes!

Lufta/ Media: Irani gati për të sulmuar Izraelin! Do ta bëjë para të enjtes!