Deputeti socialist, Taulant Balla ka ironizuar deklaratat e PD për foton e kryeministrit Edi Rama me presidentin e SHBA, Barack Obama. Ai ka publikuar në Facebook foton e Ramës në Samitin e Parisit në prani të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, François Hollande.

balla

(Foto e publikuar nga Balla në Facebook)

Me nota ironie Balla thotë se PD do kallëzojë penalisht Kancelaren e Gjermanisë dhe shefin e "Elysee"-së.
 
"Nesër PD do të kallëzojë penalisht Kancelaren Merkel dhe Presidentin Hollande për foton me Kryeministrin Rama", shkruan Balla. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com