TIRANE - Deputeti socialist Taulant Balla ka akuzuar PD se ka përhapur lajme se ka pësuar aksident të rëndë për të anuluar takimin e tij me votuesit në Prrenjas. “Sot në orën 15.00, FRESSH Përrenjas ka njoftuar një takim me votuesit për herë të parë të këtij qyteti.
Sigurisht, gjithmonë pasi mbarimit të mësimit. Ndërkohë që po sot në orën 10.00 në Përrenjas një takim të njëjtë kishte organizuar dhe PD. Për të marrë pjesë në këtë takim, maturantëve e mësuesve ju bë presion e u bojkotua mësimi.
Ndërkohë, në fund të takimit në prezencë të Eduard Selamit, kryetari i PD ka thënë se takimi me Taulantin në orën 15 është anuluar, sepse Taulantit i ka ndodhur një aksident i rëndë dhe është në spital”, shkruan Balla në profilin e tij në facebook.
Sipas tij, sa turp për këtë parti të kalbur tashmë, që përdorin këto lloj gënjeshtrash. “Ju them të gjithëve se jam çdo moment me popullin tim të dashur të Përrenjasit dhe të Librazhdit, në takime në çdo lagje dhe shtëpi.
I kërkoj PD Librazhd të kërkojë ndjesë për këtë akt të turpshëm. Unë e di që ju tërboheni nga pjesëmarrja e madhe e njerëzve në takimet e mija, por harrojeni se mund t’i pakësoni me presione apo me gënjeshtra të këtij lloji”, thotë deputeti socialist.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptasrja.com (print) 25.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com