Partia Socialiste i është përgjigjur në kohë rekord kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për tre kushtet në lidhje me zbatimin e Reformës Zgjedhore.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se PD nuk mund të kërkojë reformë me tre kushte. Sipas tij, kushti parësor i demokratëve duhet të ishte vota e emigrantëve. 

“Partia Demokratike nuk mund të kërkojë reformë me tre kushte. Kushti parësor duhet të ishte vota e emigrantëve. Jemi pro komisionit për Reformën Zgjedhore. Bashkëkryetar komisioni me një nga PD si opozitë me e madhe. LSI opozitë sezonale”, tha Balla. 

Nga ana e tij, kryedemokrati Basha foli pak minuta më parë për media, ku vuri tre kushte për zbatimin e Reformës Zgjedhore, që ishin: numërimi dhe votimi elektronik, ulja ose reduktimi i rolit të kryetarëve dhe partive, si dhe dhënia më shumë pushtet qytetarëve.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com