Balla-Pollos: Ti s’mund të flasësh
për martesën se ke konflikt interesi

Balla-Pollos: Ti s’mund të flasësh<br />për martesën se ke konflikt interesi
TIRANE - Seanca plenare është shoqëruar me debate mes deputetëve Genc Pollo dhe Taulant Balla në lidhje me kandidaturën e Erjon Veliajt dhe me shpenzimet e dasmës së Veliajt.

Pollo është ngritur në foltore dhe ka akuzuar kandidatin e majtë për Tiranën, Erion Veliaj, në lidhje me martesën e tij.

Veliaj bëri martesën në Kalanë e gjirokastrës dhe Traku Fest duhet të bëhej në gusht, ndërkohë që u bë ditën kur u martua ai. Ndërkohë ministri Beqaj ka nisur të inspektojë Tiranën që të gjejë një kleçkë për të kapur një gabim të Halim Kosovës që më pas atë t’ia përdorë Veliaj në Fushatë. Ka filluar të merret dhe me gratë tani duke shkuar në spital gjasme për inspektime”, ka thënë Pollo.

Fjalës së tij i është përgjigjur Balla, që i ka kujtuar dështimin e martesës së vet. “Deputeti Pollo foli këtu për shumë gjëra, mes të cilash edhe për martesën e familjen. Deputetët që kanë konflikt interesi me martesën nuk bëjnë mirë të përmendin familjen dhe martesën në seancë”, u përgjigj Balla Balla.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë