Projekte të përbashkëta në luftën kundër drogës dhe përmirësim të kuadrit ligjor, Drejtori Goosdeel në Tiranë takon Ballën (VIDEO)

Agjencia e Bashkimit Europian kundër Drogës (EMCDDA) ka kërkuar projekte të përbashkëta me Shqipërinë në luftën kundër drogës dhe përmirësimin e kuadrit ligjor.

Kjo është bërë e ditur në takimin që ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot me Drejtorin e Agjencisë së Bashkimit Europian kundër Drogës (EMCDDA), Alexis Goosdeel.

“EMCDDA po mbështet Shqipërinë ngritjen e Observatorit Kombëtar të Drogave dhe Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm”, theksoi ministri Balla pas takimit.

 Operacionet kombëtare kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike pranë shkollave dhe në komunitetet kanë çuar në arrestimin e 1242 personave dhe sekuestrimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike.

Ndërkohë, Policia e Shtetit po vijon çdo ditë goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit, në kuadër të operacionit kombëtar “Territori i Pastër”, e vetëm gjatë muajit maj janë asgjësuar mbi 42 mijë bimë narkotike.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë