Pas zyrtarizimit në Asamble, Partia Socialiste ka prezantuar dy emrat e rinj të sekretariatit. Teuta Voda dhe Bledi Çuçi ishin dy emrat e rinj.

Teuta Voda u zgjodh në pozicionin e Sekretariatit  për Marrëdhëniet Ndërkombëtare ndërsa Bledi Çuçi Sekretari për çështje zgjedhore.

Tetë pjesëtarët e sekretariatit të PS janë Taulant Balla, Alfred Peza, Bashkim Fino, Musa Ulqini, Stefan Çipa, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti dhe Ilir Beqaj.

d.b/shqiptarja.com