Nga njësia administrative e Krutjes, drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit Taulat Balla prezantoi kandidaten socialiste për Bashkinë e Lushnjës, Eriselda Sefa. Balla tha se pas këtyre zgjedhjeve Bashkia e Lushnjes do të drejtohet nga një menaxhere si Eriselda Sefa dhe se qeveria ka projekte të mëdha për zonën.
Duke folur për rritjen e vlerës së imputeve bujqësore që për banorët e zonës së Krutjes dhe gjithë Myzeqesë, Balla theksoi se është një shqetësim i madh dhe duhet menjëherë të ndërhyhet me qeverinë për të zgjidhur këtë problem. Duke u ndalur tek kandidatët e tjerë në garë, Balla tha se kandidatët e Bashës dhe Berishës, janë njësoj, një përzierje midis grateve dhe non-gratave.
'Me kë do të përballemi ne në këto zgjedhje? Në njërin krahë është e majta progresiste me në krye Edi Rama, Partia Socialiste dhe në krahun tjetër janë bërë lëmsh me njëri-tjetrin. Përballë me non-gratat ose ngjitur me non-gratat është edhe Lulëzim Basha, i cili është bashkëpunëtori më I ngushtë i paudhësive që ka bërë Saliu herën e fundit të qeverisjes së tij. Unë nuk dua të merrem me kandidatët e Partisë Demokratike të Saliut, Partisë Demokratike të Ilirit apo Partisë Demokratike të Lulit, për mua janë të gjithë njëllojë dhe nuk na hyjnë në punë dhe nuk do ti marrim në punë në Bashkinë e Lushnjes. Ne na duhet punë për popullin dhe shumë punë për popullin e nderuar të Krutjes, sepse jemi në kohë mbjelljesh dh emë pas do vijë një moment tjetër në bujqësi dhe shumë punë të tjera me Qëndra Shëndetësore, me Shkolla, me punë të tjera publike që janë shumë të rëndësishme, andaj kohë për të humbur për të bërë prova nuk kemi.'- tha Balla.
Ndërsa deputeti i zonës Erion Braçe tha se me kandidatja për bashkinë e Lushnjes, do të kemi një kryetare që të jetë sa më pranë bujqësisë dhe ti shërbejë bujqëve në këto anë.
Vuçiçin e ke më afër zemrës se sa vllëzërit shqiptarë o bq
Përgjigju