Balla "rreng" Berishës me një SMS 
denoncues, të qeshura në Kuvend

Balla "rreng" Berishës me një SMS <br />denoncues, të qeshura në Kuvend
TIRANË - Një pjesë të mirë të denoncimeve që ish-kryeministri Sali Berisha bën në profilin e tij në Facebook thotë se i ka marrë përmes qytetarit "dixhital" siç quan ai mesazhet që i mbërrijnë në rrjetin social. Por deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla i ka bërë një rreng. Ai i ka cuar javën e kaluar një mesazh në telefon Berishës nga numri i tij ku "denoncon" se "Taulant Balla ka mbjell një parcelë më drogë në Librazhdë. Të lutem denoncoje". Ish-kryeministri e ka "ngrënë" këtë rreng dhe e ka lexuar mesazhin seancën e kaluar në sallën e Kuvendit.
 
Këtë të enjte Balla tregoi mesazhin që kish dërguar nga telefoni i tij, situatë e cila shkaktoi humor edhe në vetë radhët e Partisë Demokratike.
 
Balla: Seancën e kaluar i dërgova një SMS dhe i them që, “Taulant Balla ka një arë me kanabis Librazhd”. Dhe ky e lexoi sot në Kuvend. Ju vë në dispozicion telefonin tim celular. E kupton se ku ke përfunduar? Njerëzit për të treguar barcaleta që ta marrë vesh e gjithë Shqipëria, t’i çojnë ty ne telefon që t’i lexosh në parlament, në mënyrë që të qeshë e gjithë Shqipëria. Me ty s’kam asgjë personale. Ti me të padrejtë prej vitesh i jep vetes një të drejtë që t’i fyesh një për një. Pse e bëtë këtë? Sepse kishit në plan që kur të fliste kryeministri të dilnit dhe të shkulnit foltoren. Nuk motivohen degët e PD duke shkulur foltoren. Protesta bëni sa të doni. Para 4 muajsh populli shqiptar iu shkuli dhe veshin tjetër, pasi ua shkuli në 2013-ë. Tani ja pa veshë, s’kam ç’tu bëj unë".
 
Berisha: Me qenë se shpifësi më akuzoi për drogë mbi bazën e një SMS që më paska dërguar, unë e kam akuzuar edhe 3 javë më parë. Unë kam 5 burime që ka 5 ara me kanabis në Xhyrë. Ke shkruar për Xhyrën ti zotëri? Janë një seri mesazhesh që unë i kam denoncuar në parlament nuk i shpëton kësaj akuze duke bërë hokatarin. Kjo akuzë të shpëton nëse prokuroria heton Xhyrën dhe çdo akuzë. Asnjë akuzë nuk e bëj të pabazë. Por do them çdo gjë e cila ka bazë të vërtetë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!