Balla: Reforma në rrugën e
duhur, Byroja do të ngrihet

Balla: Reforma në rrugën e<br />duhur, Byroja do të ngrihet
Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla i ka quajtur të pavërteta akuzat e pozitës se kryeministri po pengon ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
 
Nga qyteti i Maliqit, Balla tha se Byroja është pjesë e rëndësishme e reformës në drejtësi, për të cilën po priten rekomandimet përfundimtare të Komisionit të Venecias.
 
“Kemi qenë ne ata të cilët e kërkuam dhe e votuam në 2014 në kuadër të ligjit për Policinë e Shtetit” ndërsa opozita duke qenë kundër reformës nuk ka sesi të jetë pro Byrosë Kombëtare të Hetimit”.
 
Sipas Ballës, reforma në drejtësi do të bëhet dhe Byroja do të ngrihet.
 
“Reforma në drejtësi është në rrugën e duhur. Jemi duke pritur rekomandimet përfundimtare nga Komisioni i Venecias për ta përmbyllur. Byroja do të bëhet dhe reforma në drejtësi do të bëhet,” është shprehur deputeti socialist.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois