Balla rendit veprat penale në ngarkim të ish-oficerit Emiljano Nuhu: Basha të distancohet nga miku i tij

Balla rendit veprat penale në ngarkim të ish-oficerit Emiljano Nuhu: Basha të distancohet nga miku i tij

Taulant Balla dhe Lulzim Basha

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar sot që Prokuroria e Krujës të bëj hetim të imtësishëm për rastin e kallëzimit të shtetas Xhesila Maloku, e cila u dhunua nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja. Sipas tij, opinioni publik pret ndëshkim nga Drejtësia dhe jo nga politika.

Balla nuk nguron ta quajë ish-oficerin Emiljano Nuhu mik të Lulzim Bashës dhe i bën thirrje kreut të PD-së të distancohet nga ky i fundit, të cilit i përmend veprat penale që i rëndojnë mbi shpinë, të artikuluara një ditë më parë edhe nga policia.

Reagimi i plotë i Taulant Ballës

Prokuroria e Krujës vijon hetimet lidhur me kallzimin e shtetases XH.M., hetime të cilat duhen kryer me imtësi, intensitet dhe forcën e ligjit kundër kujtdo.

Policia njoftoi gjithashtu se pavarësisht nga fakti që shtetasja e dhunuar ka tërhequr denoncimin, hetimi ka vazhduar në ngarkim të personit të kallzuar. Madje Policia dhe Prokuroria kanë përcaktuar 11 veprime hetimore, të cilat vijojnë.

Opinioni publik është me të drejtë i tronditur sa herë që raste të tilla dhune ndodhin dhe pret që dhunuesi të ndëshkohet. Por jam i sigurte që opinioni publik e pret ndëshkimin nga drejtësia, aspak nga politika.

Ka edhe një dhunues tjetër në këtë ngjarje. Është inskenuesi Lulzim. Keqpërdorimi politik nga Lulzim Basha i kesaj ngjarje është i turpshëm, por edhe kriminal në përpjekjen për të ndryshuar rrethanat dhe për të marrë në mbrojtje mikun e tij Emiljano Nuhu.

Policia ndërkohë zbardhi plotësisht “Babale 2”, në përfundim të së cilës kemi këto konkluzione:

Miku i Lulzim Bashës Emiljano Nuhu më datë 21/07/2018, pra data e pretenduar, nuk ka qenë fare prezent në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë.

Miku i Lulzim Bashës Emiljano Nuhu nuk ka qenë OPGJ i gatshëm në këtë datë, por një tjetër punonjës i Policisë së Shtetit.

Miku i Lulzim Bashës Emiljano Nuhu gënjen plotësisht sepse nga intervistat dhe dokumentet si dhe shqyrtimi i pamjeve filmike në dispozicion, nuk rezulton, që personat e përmendur në intervistë, si kërcënues të tij, të kenë qenë prezent në ambientet e Stacionit të Policisë së Shtetit në fushe Krujë, as në këtë datë dhe as në ndonjë datë tjetër të mëvonshme.

Miku i Lulzim Bashës Emiljano Nuhu qenka ngarkuar me këtë çështje 6 ditë më pas, më 27 Korrik dhe paska sabotuar me dashje hetimin, duke kryer vetëm 4 nga 11 veprime hetimore të deleguara nga Prokurori i çështjes.

Miku i Lulzim Bashës Emiljano Nuhu ka tradhëtuar betimin dhe uniformën, duke dekonspiruar hetimin dhe për pasojë ndërshkimin e personit në hetim. Sepse nga ekzaminimi i pamjeve filmike dhe komunikimeve elektronike, rezulton se ka takuar personin nën hetim në rrethana kompromentuese.

Policia e Shtetit e akuzon mikun e Lulzim Bashës Emiljano Nuhu, se me veprime dhe mosveprime, ka kryer këto vepra penale

Shpërdorim detyre.

Kalim i paligjshëm i kufirit.

Nxjerrje e sekretit hetimor.

Shkelja e procedurave të punës në hetimin e çështjeve.

Shkelja e rregullave mbi armatimin personal të punonjësit të Policisë së Shtetit.

Zbardhja e “Babale 2” është konfirmim i faktit se vetting-u në Polici është domosdoshëm dhe nuk duhet humbur asnjë sekondë.

Zbardhja e “Babale 2” kërkon që minimalisht Lulzim Basha të distancohet nga miku i tij Emiljano Nuhu dhe PD të heqë dorë nga kjo lloj politike e ulët.

Zbardhja e “Babale 2” kërkon që dënimi penal ndaj tre inskenuesve të këtij episodi të turpshëm Lulzim Basha, Basir Çollaku dhe Emiljano Nuhu duhet të shënojë një pikë kthese historike për mënyrën si politika merr përsipër të ngrejë akuza në të ardhmen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akrepi: 29/09/2018 13:43

    Balla ,jeni i akuzuar si pjese aktive e krimit.Pa pritur, na u bere edhe denancus edhe gjykates.Do benit mir te prisni drejtesine ;se ku ta dini ju ,drejtesia do vije tek ju ,me ndonje flet lavderimi-apo me flete thirrje si i Pandehur.

    Përgjigju
  • Donela: 29/09/2018 13:01

    Politiken e ulet,e bejne njerez te ulet pa moral e kryemashtrues si Lul Basha,Sali Berisha,Monika Kryemadhi,njerez te pafytyre bejne te tille politike.

    Përgjigju
  • Tani: 29/09/2018 12:49

    Hou ky emiljano nuhu paska qen kriminel si se paska pas fut shteti ne burg ka koh

    Përgjigju
  • Goni: 29/09/2018 12:48

    Si urdheron gjykates taotao

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK