Balla: Rruga e negociatave me BE
kalon nëpërmjet reformës në drejtësi

Balla: Rruga e negociatave me BE<br />kalon nëpërmjet reformës në drejtësi
Deputeti i PS, Taulant Balla në cilësinë e Kryetarit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit Shqiperi- BE ishte në Bruksel në tryezën ndërkombëtare “Ndërveprimi i Grupeve Parlamentare, Partive dhe Qeverive në Procesin e Anëtaresimit”. Balla tha se rruga drejt anëtarësimit kalon nga reforma në drejtësi.

“Rruga drejt anëtarësimit kalon përmes reformës në drejtësi. Reforma është frut i një pune të gjatë 20-mujore nga ekspertët më të mirë vendas e të huaj dhe votimi është kurorëzimi i kësaj pune të gjatë. Nënvizoj rëndësinë e reformës në procesin e anëtarësimit për të gjithë ata që thonë të kundërtën. Reforma është historike për Shqipërinë dhe grupet më të mëdha parlamentare në PE, PPE dhe S&D e mbështesin votimin sa më parë të saj”, u shpreh Balla. 

Pjesë e Konferences ishte edhe deputetja e LSI, Monika Kryemadhi dhe deputetet e Kosoves Xhavit Haliti, Sabri Hamiti dhe Pal Leskaj.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi