Balla: S’jemi shtojcë e PD!
Spaho: Do ushtrojmë presion

Balla: S’jemi shtojcë e PD!<br />Spaho: Do ushtrojmë presion
Konferenca e Kryetarëve nuk ka pranuar të fusë në rendin e ditës në seancën e nesërme plenare kërkesën e Partisë Demokratike për mbajtjen e një referendumi mbi importin e plehrave. Lajmi për moskalimin e kërkesës së PD në rend dite u bë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Edmond Spaho, në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Duke folur për media, Spaho u ndal te tri kërkesat e PD të diskutuara në mbledhje, që ishin Reforma Zgjedhore, organet e Vettingut dhe referendumi për importin e mbetjeve. Kreu i grupit të PD tha se duhet të nisë menjëherë puna për Reformën Zgjedhore, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të futet numërimi dhe votimi elektronik.

“Të mos përsëritet eksperienca e viteve të kaluara. Të fillojë punë një orë e më parë në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të realizojmë objektivizmin më të rëndësishëm të kësaj reforme, numërimin dhe votimin elektronik. Ka dhe një premtim të kryeministrit, kur tha se në zgjedhjet e ardhshme do të futet numërimi dhe votimi elektronik.

Në parim u shprehën pro edhe anëtarët e mazhorancës, por edhe ata të opozitës tjetër. Diskutuam për organet e Vettingut, shprehëm mbështetjen për gjithë procesin e Vettingut, krijimin e institucioneve, gjë që nuk ka ndodhur në Komisionin e Ligjeve, ku me forcën e votës mazhoranca bëri shkurtime në numrin e punonjësve.

Ne do paraqesim amendamentet tona, që këto organe të rëndësishme të kenë mbështetjen e nevojshme. Është rënë dakord mes palëve, kthimi pas i PS ëhstë i pakuptueshëm.
Çështja 3 ka të bëjë me referendumi për mbetjet. Ka një kërkesë nga PD për t’iu drejtuar qytetarëve: “A jeni dakord që në Shqipëri të importohen mbetje”? 

Kjo kërkesë është zvarritur nga mazhoranca, ne insistojmë që kërkesa të futet në rendin e ditës në Kuvendi, kërkuam që të futet nesër. Mazhoranca e rrëzoi kërkesën tonë, duke u kapur pas elementeve tekniko-administrativë. Ne do t’i plotësojmë mangësitë, do e paraqesim kërkesën dhe do ushtrojmë gjithë presionin e mundshëm mbi mazhorancës për këtë ligj. Është e drejta e qytetarëve të shprehen për këtë çështje kaq të rëndësishme për jetën e tyre.

Balla i përgjigjet Spahos: PS nuk është shtojcë e axhendës së PS
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Socialiste në lidhje me kërkesat e PD në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla, tha jashtë dyerve të Kuvendit, ku u zhvillua mbledhja, se partia e tij nuk është shtojcë e axhendës së PD. 

Qoftë ne si mazhorancë bashkë me opozitën duhet të kemi si qëllim të përbashkët integrimin evropian të Shqipërisë dhe si i tillë as ne nuk mund të arrijmë të vetëm integrimin pa bashkëpunimin e ngushtë me opozitën. Duhet të mësojmë nga eksperienca e vendeve të tjera, që vetëm përmes bashkëpunimin mazhorancë-opozitë ne mundë të arrijmë suksesin për integrimin.

Nisur nga kjo unë sot i kam shprehur PD dhe pjesës tjetër të opozitës dëshirën tonë për të institucionalizuar një ditë e më parë një tryezë politike të një niveli të lartë, që të adresojë të gjitha çështjet që na bashkojnë, por edhe ato që sot na ndajnë por duhet të na bashkojnë, kjo tryezë politike duhet të përmbajë partitë më të rëndësishme, PS, PD. Në këtë tryezë të fillojmë të identifikojmë gjërat që na bashkojnë, edhe reforma zgjedhore, brenda saj sot kemi një dakordësi. Edhe PD ka të drejtë të avancojë në çështje dhe propozime që duhet të paraqiten në komision, por duhet ta themi që PS nuk mund të jetë shtojcë e axhendës së PD, nuk mund të ulesh në një tryezë duke bashkëpunuar me kusht. 

Besoj që Spaho t’ia ritransmetojë këtë frymë edhe Bashës, me qëllim që këto çështje t’i adresojmë në këtë nivel, është në interes të Shqipërisë. Basha në frymën e këtij propozimi duhet të bëhet pjesë e kësaj tryeze kaq të rëndësishme një ditë e më parë për integrimin evropian. 

PD amendament për organet e Vettingut: Kuvendi po cenon efikasitetin e punës
Partia Demokratike ka paraqitur një amendament në Kuvend për organet e Vettingut. Anëtarët e djathtë dolën kundër vendimit të Komisionit të Ligjeve për shkurtimin e numrit të punonjësve të Vettingut dhe uljen e pagave të tyre.

Në lidhje me këtë, Grupi Parlamentar i PD me kryetar Edmond Spahon i drejtohet Kuvendit me një amendament, në të cilin thuhet se ligji i siguron institucioneve të rivlerësimit personelin e nevojshëm për të përmbushur detyrat.

Për pasojë, thuhet më tej në amendament, Kuvendi është i detyruar nga ligji të sigurojë stafin e nevojshëm për organet e rivlerësimit, duke e konsideruar numrin e personelit të propozuar prej tij si numër minimal të nevojshëm. 


(Amendamenti i PD për organet e Vettingut)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor