Balla: S’duhet të falenderojmë opozitën, por Tabaku ka meritë të veçantë! Deputetja e PD: Mbylli fjalimin pasi i bëri kompliment gjithë grave

Në ceremoninë e hapjes së edicionit të 7 të Shkollës së Integrimit Europian, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla falënderoi Jorida Tabakun për punën e bërë. Gjithashtu u shpreh se samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë është mundësi e artë që të kuptohet se po merret seriozisht trajtimi i vendeve pretendente.

“Kjo shkollë këtë vit në një kontekst të ri politik. Organizimi i samitit të 6 dhjetorit është mundësi e artë dhe kuptohet që BE është serioze në trajtimin që i bëhet vendeve pretendente. Këtë vit ka një cilësi shumë më të lartë se disa prej viteve të tjera dhe në prezencën e lektorëve që do të marrin pjesë. Ne nuk duhet të falenderojmë opozitën se do thuhet që është e shitur por këtë vit, Jorida ka meritë të veçantë se është bërë punë intensive për ta përgatitur si duhet. Proges raporti është fotografia më pa hile që i bëhet një vendi. Ne e dimë çfarë problemesh kemi dhe proges raportin ta kthejmë në detyrë shtëpie”, tha Balla.

Ndërsa nuk mungoi përgjigja e deputetes së PD, e cila i tha se i bëri kompliment të gjitha grave në sallë dhe më pas mbylli fjalimin.

“Pasi i bëri kompliment gjithë grave në sallë, e mbylli fjalimin. Këtë vit, Alexis ishte një nga shtysat që ta vijonim këtë shkollë. Ne arritëm të kemi sërish një vit të suksesshëm”, tha Tabaku.

Ndër të tjera, Balla u shpreh se mbetet me rëndësi të madhe procesi i integrimit europian. Kreu i grupit parlamentar të PS tha se vitet në vijim do të jenë sfiduese për Shqipërinë dhe kërkojnë ekspertizë e njohuri në fusha specifike. Balla u shpreh që mbarëvajtja e procesit të negociatave kërkon angazhimin e të gjithë ekspertëve, brenda dhe jashtë vendit. Ndërsa ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann u shpreh se Shqipëria duhet të dyfishojë përpjekjet për t’u integruar në BE.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:04
Anëtarësimi në BE, ambasadorja Hohmann: Shqipëria të dyfishojë përpjekjet, presim udhëheqje të fortë politike

 

Në ceremoninë e hapjes së edicionit të 7 të Shkollës së Integrimit Europian mëngjesin e sotëm mbajti një fjalë edhe ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann. Ajo u shpreh se Shqipëria duhet të dyfishojë përpjekjet për t’u integruar në BE, tashmë që janë hapur edhe negociatat.

 “Jo vetëm që kemi filluar negociatat por përpara 10 ditësh pata mundësinë të prezantoja raportimin e KE për Shqipërinë. Me negociatat ne kemi filluar atë që njihet si procesi i analizës legjislative. Kjo është edhe faza e parë prandaj dhe ju do shihni këto faza të procesit. Proces i anëtarësimit në BE është shumë më shumë se sa procesi teknik, është një proces që duhet të përfshihet e gjithë shoqëria. Të gjithë duhet ta kuptojnë se çfarë po ndodh. Duhet parë se çfarë duhet bërë më tepër me reformat dhe prandaj raporti vjetor për Shqipërinë është i rëndësishëm. Të gjithë mund të shikojnë se çfarë ka ndodhur”.

Ambasadorja Hohmann përmendi edhe lirinë e fjalës, si një aspekt për të cilin tha se është bërë shumë pak përparim dhe që duhet të përmirësohet. E në këtë aspekt, Shqipëria duhet të punojë akoma më shumë për të plotësuar reformat e nevojshme.

“Ka dhe fusha ku ka patur pak ecuri ose aspak, që është liria e fjalës. Pritet mbrojtje më e mirë e gazetarëve, të fuqizohet pavarësia e transmetuesit publik, si dhe qëndrueshmëria financiare në sektor. Nuk ka hapësirë këtu për interpretim pasi hapësirat janë bërë të qarta. Por në këtë fazë që ne jemi BE pret që Shqipëria të ridyfishojë përpjekjet e veta për të trajtuar këto reforma kyçe, por edhe që të sjellë në tryezë të gjithë aktorët e rëndësishëm, edhe nga shoqëria civile. Nga ky këndvështrim, Shkolla e Integrimit Evropian është për të rritur ndërgjegjësimin”, deklaroi ambasadorja e BE.   

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën