Balla: Shyqyr kemi Blushin
në vend të Sali Portokalliut

Balla: Shyqyr kemi Blushin<br />në vend të Sali Portokalliut
Deputeti i PS Taulant Balla nëpërmjet një statusi në Facebook ka ironizuar shkrimin e Ben Blushit mbi çështjen e Kavajës.
 
Sipas Ballës, i gjithë ky shkrim vjen nga inati që ai ka për Edi Ramën dhe PS dhe se nuk ka asgjë të vërtetë.
 
Duke e etiketuar si "shkrimtari që s'u bë dot politikan e politikani që s'u bë dot  shkrimtar", Balla shkruan se Blushi ishte përgatitur që të shikonte rrëmujë në Kavajë, sepse sipas tij ai nuk jeton dot pa sherr.
 
 Gjithashtu, ai e quan "toç kukulle", i përgjigjet duke i thënë se në Kavajë nuk do kishte gjë tjetër përveç se lojë luftash mes PD dhe qytetarëve.
 
Shkrimin e tij, Balla e mbyll duke i kujtuar Blushin deputetët e dënuar që kishte bërë pjesë në listat për zgjedhjet, ku e ironizon duke i thënë se s'ka nga ti' njohë se i ka zgjedhur nga Facebook. 

Statusi i plotë
ÇFARË NDODHI NË KAVAJË

Shyqyr kemi Blushin ne vend te Sali Portokalliut!

"Që zgjedhjet t'i fitojë një kandidat i vdekur e kisha imagjinuar, po që zgjedhje nuk ka se nuk ka fare kandidatë, kjo është jashtë çdo imagjinate. Ky quhet sekuestrim i të drejtës së votës nga partitë", shkruan shkrimtari qe s'u be kurre politikan dhe politikani qe s'u be kurre shkrimtar.

"Eshtë njëlloj sikur dy ekipe të marrin topin dhe të dalin nga stadiumi duke i lënë tifozët aty pasi kane prerë biletën. Ky nuk quhet më futboll dhe kjo nuk mund të quhet më politikë!", e mbyll Blushi poezine e tij politike te radhes ne facebook, ku gjen edhe deputetet per librin e tij te quajtur parti!

O Blush, qe ti kishe prere bileten per te pare rremuje ne Kavaje, kete e dija pa ma thene se pa futur te tjeret ne sherr ti nuk jeton dot. Po qe te jesh kaq toç kukulle sa te mos e dish akoma, se ne Kavaje s'kishte ndeshje mes dy ekipesh, po synohej nje loje luftash mes rrugaceve te Saliut dhe qytetareve, kete s'e besoj dot!

Po ç'te beka inati s'ta beka as armiku dhe inati yt per Edi Ramen e per Partine Socialiste po te ben cdo dite e me qesharak ty megjithe fjalimet e tua! Megjithate shyqyr se keshtu te njohin tamam te gjithe, po nje gje s'na e the: Ca i kishe ata te denuarit ne listen e deputeteve? Apo ku e di ti thuaj, se mos i njeh ti deputetet e tu qe mezi i ke mbledhur nga facebook-u!!!

Ha ha ha Ben Blushi kryetar partie


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja