Balla: Tahiri ka mbështetjen e
PS, PD t'i distancohet krimit

Balla: Tahiri ka mbështetjen e<br />PS, PD t'i distancohet krimit
TIRANË – Partia Demokratike ka vazhduar akuzat e saj kundër qeverisë së programuar të kryesocialistit Edi Rama dhe veçanërisht, ka theksuar ato ndaj ministrit të ardhshëm të Brendshëm, Saimir Tahirit.  I menjëhërshëm ka qënë reagimi nga deputeti i PS-së, Taulant Balla. Sipas Ballës, “Tahiri do të ketë mbështetjen e Grupit Parlamentar Socialist për një goditje asgjësuese të lidhjeve të politikanëve me krimin. PD nëse ka frikë, të fillojë të distancohet nga krimi brenda saj.”

Deputeti Gerti Bogdani, nga selia e PD-së deklaroi paradite se “Qeveria e re e shpallur nga Edi Rama, nuk do mund t’i shërbejë qytetarëve shqiptarë, sepse anëtari i skuadrës - përgjegjës për rendin dhe sigurinë, në më shumë se një rast ka qënë përgjegjës për shkaterrimin dhe destabilizimin e tij; sepse është person,  i cili në asnjë moment nuk u distancua apo kërkoi falje për kapjen në flagrancë në trafik të ilaçeve dhe as per evazionin fiskal të prindërve të tij.”

Sipas Bogdanit, “me emërimin e Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm, jo vetëm zhbëhen arritjet, po për më tepër, përfaqësuesit e krimit rikthehen kërcënueshëm tashmë të veshur me imunitet parlamentar .”

Përkundër kësaj deklarate, Taulant Balla ka reaguar në profilin e tij zyrtar në FB se “sulmi i sotëm kundër ministrit të Brendshëm Tahiri tregon se PD-ja ka frikë nga vendosja e rendit publik dhe nga goditja që shteti ligjor do t'i bëjë krimit.
 
PD-ja dështoi në luftën kundër krimit për shkak të lidhjeve të Kryeministrit, të ministrave dhe të deputetëve të saj me elementët kriminalë.
 
Kanë qënë lidhjet kriminale dhe korruptive të Sali Berishës, bodyguardit të tij Agron Kuliçi, Flamur Nokës e të tjerëve, ato që kanë sabotuar përballjen e Policisë së Shtetit me krimin.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, - përfundon Balla, - “ do të ketë mbështetjen e Grupit Parlamentar Socialist për një goditje asgjesuese të lidhjeve të politikanëve me krimin. PD-ja, nëse ka frikë, të fillojë të distancohet nga krimi brenda saj.”
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë